Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në zonën e ish-ekspozitës, ku një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Dyshohet se i plagosuri është Adriatik Cama, ish-prokuror i Tiranës, dhe njëherësh avokat i Nevaldo Hajdarit.
Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve familjare, ku babai ka vrarë dhëndrin e tij në proces divorci, dhe ka plagosur Camën.
Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, trupi i pajetë i personit në fjalë është i shtrirë në mes të lokalit, ndërkohë që ndaj tij është qëlluar 4 herë me armë.