18:41 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Krimi i dyfishtë në Durrës, 29 vjeçari sherr me prindërit para se t’i vriste me çifte (FOTOT)

08:25 | 30/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimi i dyfishtë në Durrës, 29 vjeçari sherr me prindërit para se t’i vriste me çifte (FOTOT)

Njb krim i rëndë brenda familjes tronditi dje Durrësin pasi djali i sapokthyer nga Italia qëlloi me armë zjarri prindërit e tij të moshuar, duke i lënë të vdekur.  
Ky krim ndodhi në familjen Nika, ku autor është djali, Leonard Nika, 29 vjeç.

Mendohet se pas një sherri familjar, i riu qëlloi për vdekje babanë Ali Nika, 70 vjeç, dhe nënën Junije Nika, 66 vjeçe.  “Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre. Ai është i tronditur dhe nuk ka dhënë asnjë version për ngjarjen, qëndron i heshtur dhe është mjaft i ngarkuar psikologjikisht”, njofton policia. 

DETAJE NGA KRIMI

Sipas informacioneve të deritanishme i riu dyshohet se ka probleme psikologjike.  Pasi kishte qëlluar nga një herë me çifte secilin prej prindërve, kishte dalë në rrugë me armën e zjarrit në dorë.

Komshinjtë dhe të afërmit që jetonin vetëm pak metra më tej kanë rendur drejt shtëpisë së familjes Nika për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërsa kanë gjetur të shtrirë brenda në ambientet e banesës çiftin e moshuar të vdekur dhe të mbuluar nga gjaku.

Sipas “Panorama” çifti kishte gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që të gjithë jetojnë jashtë vendit. Pas sinjalizimit të dhënë nga banorët, në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu.

 

“Motivi i ngjarjes për momentin mbetet mister, pasi autori, i cili është alternativa e vetme për të mësuar se cili ishte shkaku i konfliktit me prindërit është në gjendje të rënduar psikologjike dhe e ka të pamundur për të treguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ai qëndron i heshtur. Ka probleme psikologjike dhe do të gjejmë një moment tjetër për ta marrë në pyetje, pasi nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka ndodhur. Kemi mësuar se ai vuan nga depresioni dhe mjekohej prej disa kohësh nga kjo sëmundje”, thanë burime nga grupi hetimor.

Sipas të dhënave, pasi është kthyer nga Italia, ai e ka çuar bashkëshorten dhe fëmijën te prindërit e saj që të rrinin disa ditë. Ndërsa vetë kishte qëndruar me prindërit. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: detajeKRIMI DURRES
Pas

Frika e prishjes së bashkëpunimit me LSI-në në Këshillin Bashkiak, si PËRGJIGJET Erion Veliaj

Para

3 kundërshtarët e Bashës shpjegojnë pse janë pro shkarkimit të tij, japin ALARMIN ç’do ndodh pas zgjedhjeve të 22 korrikut

Para
3 kundërshtarët e Bashës shpjegojnë pse janë pro shkarkimit të tij, japin ALARMIN ç’do ndodh pas zgjedhjeve të 22 korrikut

3 kundërshtarët e Bashës shpjegojnë pse janë pro shkarkimit të tij, japin ALARMIN ç'do ndodh pas zgjedhjeve të 22 korrikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

BE, sërish sanksione ndaj Rusisë/ Bloomberg: Po shqyrtohet përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.