03:50 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Krimi i dyfishtë në Durrës, xhaxhai i 25-vjeçarit: Si e gjeta nipin dhe nënën të larë në gjak (DËSHMIA E PLOTË)

10:16 | 05/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau gjyshen dhe veten, policia: Në depresion pas kthimit nga Gjermania

Krimi i dyfishtë që tronditi Durrësin ditën e djeshme ku  nipi vrau gjyshen e tij dhe më pas veten për këtë kanë folur edhe familjarët e viktimave.  Për këtë krim ka folur xhaxhai i të riut i cili ka treguar momentin kur ka gjetur dy viktimat në shtëpi.

“Mesditën e djeshme më mori në telefon bashkëshortja, e cila më tha ta lija punën dhe të shkoja urgjent në shtëpinë ku banonte nëna ime. Kur shkova tek banesa, e gjeta derën mbyllur, ndaj u ngjita me shkallë në katin e dytë. Ishte e tmerrshme ajo që pashë. Nënën e gjeta në krevat të mbytur në gjak. Ndërsa, nipi ishte shtrirë i pajetë në dysheme. U shokova nga skena e krimit. Ende nuk dua ta besoj atë që ndodhi”, u shpreh Isuf Curri, djali i viktimës, Irsid Curri. Këtë dëshmi ai e ka dhënë në polici dhe gjatë marrjes në pyetje, ai ka treguar me detaje ngjarjen e rëndë. Po kështu Isuf Curri ka pohuar se që pas daljes nga burgu, nipi i tij vuante nga depresioni dhe se ishte agresiv me të afërmit e tij.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të dhënë para oficerëve të policisë nga Isuf Curri.

Dëshmia:

Hetuesi: Çfarë ndodhi në shtëpinë e nënës suaj?

Isuf Curri: Sot (dje) rreth orës 12:00 më mori bashkëshortja ime në telefon e alarmuar dhe më tha që të mbyllja dyqanin fruta-perime që unë kam në pronësi dhe të shkoja tek shtëpia e nënës sime.

Hetuesi: Konkretisht, çfarë ju tha bashkëshortja juaj në telefon?

Isuf Curri: Gruaja më tha se i kishte telefonuar nënës gjithë paraditen dhe ajo nuk i përgjigjej. Në mesditë, ime shoqe kishte shkuar tek shtëpia e vjehrrës, nënës sime, por e kishte gjetur derën e shtëpisë të mbyllur. Kishte trokitur dhe askush nuk i ishte përgjigjur. I kishte thirrur me zë të lartë: ‘Hurma, Hurma!’, por sërish asnjë përgjigje. E shqetësuar, ajo më telefonoi dhe kërkoi që unë të lija punën dhe të shkoja urgjent atje.

Hetuesi: Shkuat në shtëpinë e nënës suaj?

Isuf Curri: Po, shkova menjëherë pas telefonatës që më bëri ime shoqe. Kur mbërrita tek shtëpia e gjeta derën e mbyllur. Gjithashtu edhe dritaret e katit të parë. I gjendur në një situatë të tillë, mora një palë shkallë dhe u ngjita në ballkonin e katit të dytë. Por, edhe dritaret e katit të dytë ishin mbyllur. Theva njërën nga dritaret dhe futa brenda.

Hetuesi: Çfarë patë brenda në banesë?

Isuf Curri: Sapo hyra në dhomën ku flinte nëna e gjeta atë në krevat të mbytur në gjak. Shtanga nga tmerri.

Hetuesi: Po nipi juaj?

Isuf Curri: Nipi ishte shtrirë në dysheme, po i mbytur në gjak. Pranë tij ishte edhe arma. Nuk po më besohej se ata kishin vdekur, ndaj u thirra të dyve në emër me shpresë se mos ndonjëri ishte gjallë, por ishte e kotë. Ata të dy kishin marrë fund. I tronditur tejet nga skena e tmerrshme lajmërova policinë për ngjarjen. Nuk ma merrte mendja që nipi im të kryente një krim të tillë.

Hetuesi: Kishte shfaqur ndonjë problem nipi juaj para ngjarjes?

Isuf Curri: Prej disa kohësh, Irsidi kishte shfaqur shenja depresioni, ishte bërë agresiv. Ai ka qenë dënuar 11 vjet për vrasje dhe doli nga burgu afro një vit më parë. Nipi bëri 7 vjet burg me gjykim të shkurtuar.

Hetuesi: Çfarë bëri pas daljes nga burgu?

Isuf Curri: Menjëherë sapo doli nga burgu, nipi im iku në Itali tek nëna e tij. Bashkë me pjesëtarët e familjes ai shkoi në Gjermani dhe kërkoi azil. Autoritetet e këtij vendi e deportuan, pasi Irsidi ishte treguar agresiv me familjarët e tij. Pas kthimit këtu, ai rrinte me nënën time, pra me gjyshen e tij.

Hetuesi: Si sillej Irsidi pas kthimit në Shqipëri?

Isuf Curri: Kohët e fundit ishte bërë agresiv. Pak ditë më parë, nëna ime i kishte thënë motrës sime që e kam këtu në Durrës se ishte e shqetësuar me sjelljen e Irsidit. “Po më bën ndonjë gjë ai djalë, pasi është shumë i ngarkuar dhe i rënduar psikologjikisht”. Kështu i kishte thënë nëna motrës sime. Dhe ndodhi kjo që ndodhi.(J.V/Shuplaka)

 

Irsid Curri

 

 

Etiketa: deshmiaKRIMI DURRES
Pas

Me pistoletë “Zastava” në ambjentet e gjimnazit, arrestohet 15-vjeçari

Para

UEFA pyet: Ronaldo apo Messi? (Mësoni si janë ndarë votuesit)

Para
UEFA pyet: Ronaldo apo Messi? (Mësoni si janë ndarë votuesit)

UEFA pyet: Ronaldo apo Messi? (Mësoni si janë ndarë votuesit)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.