Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çifti i shqiptarëve nga Kosova, të identifikuar si Sabrina dhe Pajtim Krasniqi janë gjetur të pajetë në ballkonin e apartamentit të tyre. Autoritetet amerikane lajmëruan se 27-vjeçarja 5 herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të 27 nëntorit, ku çifiti u gjetën të dy të pajetë në ballkonin e apartamentit luksoz në katin e 45-të të marrë nga çifti. Mediat amerikane kanë publikuar edhe foton e Sabrinës, e cila gjithashtu përdorte emrin e saj të vajzërisë Sabrina Dzaferovic. 27-vjeçarja u shfaq në një raport të vitit 2021 nga Inside Edition, ku ajo ecte nëpër Times Square në NYC me maskë në fytyrë.