Një krim ka rëndë ka ndodhur në Kurbin pasi vjehrri ka vrarë nusen. Ndoc Tota, 75-vjeç ka vrarë nusen e djalit pasi e ka goditur me levë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Zhejë të Kurbinit ku 41-vjeçarja Vera Tota ka ngelur e vrarë nga vjehrri i saj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth kësaj vrasje.
Detaje:
Me datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(J.V/Shuplaka)