Tre anëtarët e familjes Pocesta u gjetën të pajetë pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni.
Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborr, dhe më pas u gjetën nga fqinjët.
Pas aludimeve nga mediat për vrasjen e trefishtë në Dibër të Madhe se autori i dyshuar ishte burri i motrës së Amid Pocestës, ka reaguar Rasim Fino.
Në një prononcim për Fax News, Fino ka deklaruar se në media u përfol se vrasësi ishte ai, por kjo nuk ishte e vërtetë pasi ata nuk kishin pasur probleme pronësie.
“Une jam dhëndri i Amid Pocestës. Televizionet dhanë lajmin se unë jam vrasësi. Policia tha se e ka kryer vajza krimin. Une isha në pyetje, më mbajtën për 24 orë në polici. Une akuzohesha si vrasesi. U zbulua hyrje-dalja e vajzave.
Vajza Blerta kreu vrasjen, kishte qëllim paratë e prindërve. Motra e Blertës, Mukadesi e pranoi në gjyq. Edhe motra e Blertës ka qenë në rrezik, ajo do ta vriste. Mukadesi është 26 vjeç, ndërsa Blerta 28 vjeç. Unë u dyshova i pari sepse jam në një gjyq prone me ta. Kanë dyshuar se e kam vrarë për gardhin. Ne këtu s’kishim probleme”, ka deklaruar Fino.