Kanë dalë të tjera detaje nga masakra e rëndë në Vlorë me 8 të vdekur. Mësohet se mes viktimave janë 4 gra, 3 burra dhe nje fëmijë i seksit mashkull nga fisi Zykaj.
Viktimat janë: Azem Zykaj, Sara Zykaj, Denis Zykaj, Perie Zykaj, Aferdita Zykaj, Besim Zykaj, Ledion Zykaj (fëmija 6 vjeç) dhe Vasilika Zykaj 17 vjeçe.
Ndërkohë që problem është edhe vendosja e viktimave pasi siç raportohet morgu i Vlorës nuk ka vende. Burime për Fax News, shprehen se në morg ka vetëm dy tavolina. Ndërkaq policia sqaron se viktimat janë xhaxhallarë dhe kushërinjtë e parë të babai të autorit.
“Nga te dhenat e deritanishme, autori ka vrare Demirin dhe gruan e tij si dhe ka vrare dy djemt e Demrit. Ka vrare djalin e Demirit: Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit : Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin.
Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, shkruan policia.
(B.H/Faxweb)