06:24 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Krimi makabër në Fushë Krujë / Kamerat zbulojnë autorin e vrasjes së 61-vjeçarit kosovar (DETAJET)

09:34 | 07/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimi makabër në Fushë Krujë / Kamerat zbulojnë autorin e vrasjes së 61-vjeçarit kosovar (DETAJET)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë Krujë ku trupi i shtetasit kosovar Xhafer osmani, u gjet i djegur brenda një makine tip “Volksëagen Touran” me targa 02960SN e cila ishte shkrumbuar tërësisht.

Viktima Xhafer Osmani nga Mitrovica, dyshohet se është dhunuar, vrarë dhe më pas është djegur në maikë për të zhdukur gjurmët. Policia dhe Prokuroria e Krujës nuk kanë ende asnjë të dyshuar konkret për krimin makabër të ndodhur mesditën e së premtes, por ka krijuar një identikit të tij.

Por burime pranë grupit hetimor kanë thënë për “Panorama” se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti, disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2- 3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit, ndërsa ky i fundit dyshohet se qëndronte i lidhur në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i Osmanit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë tri orë më pas, rreth orës 13:00. Për të humbur gjurmët, autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Ende nuk ka një motiv të saktë për vrasjen e kosovarit 61-vjeçar, ndërsa janë ngritur disa pista hetimi ku ku dyshohet se si shkak i kësaj ngjarjeje është bërë një lidhje intime e Xhafer Osmanit në Shqipëri.

Një tjetër pistë që po verifikohet është edhe ndonjë blerje prone apo ndonjë shitblerje që kosovari mund të ketë bërë këtu në Shqipëri me persona të ndryshëm. Kosovari rezulton i pastër nga veprat penale në Kosovë.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: fushe krujeXhafer Osmani
Pas

E kishte zënë gjumi, kush është shoferi që humbi jetën në aksidentin në Kukës (Video)

Para

Fotot e deputetes shqiptare bëjnë xhiron e rrjetit, fajin e kishte era…

Para
Fotot e deputetes shqiptare bëjnë xhiron e rrjetit, fajin e kishte era…

Fotot e deputetes shqiptare bëjnë xhiron e rrjetit, fajin e kishte era…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.