Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Gorizia, Udine. Siç shkruajnë mediat italiane, krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë.
‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan tim’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë, ndërsa mediat italiane vendosin theksin te prania e femijës së çiftit në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Autor i këtij krimi të rëndë është një 37-vjeçar emigrant shqiptar, ndërsa viktima është 30 vjeçe.
Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi.
Mediat italiane raportojnë se çifti kishte probleme të vazhdueshme me njëri-tjetrin. (B.H/Faxweb)