06:53 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Krimi makabër, si i therri dy foshnjat e tij babai 35-vjeçar, justifikimi i tij është shokues

11:40 | 22/02/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimi makabër, si i therri dy foshnjat e tij babai 35-vjeçar, justifikimi i tij është shokues

Sot janë publikuar detaje të reja rreth krimit monstruoz në Shtërpcë. Ditën e djeshme babai ka sulmuar dy foshnjat binjake me thikë, ku njëra prej tyre humbi jetën dhe tjetra ndodhet në gjednje të rëndë. Foshnja e mbijetuar po trajtohet në Spitalin e Nishit, si pasojë e plagëve të marra. E gjithë ngjarja ka filluar në mënyrë banale, pasi bashkëshortja e tij ka refuzuar të ulet dhe të hajë darkë me të. Babai i tërbuar, 35-vjeçari Dejan Krstiçiq, nga Shtërpca ka sulmuar me thikë fëmijët binjakë, Danielin dhe Nemanjën, të moshës vetëm 40 ditë. Kjo ngjarje e tmerrme ka ndodhur ku gruaja e tij Ana  ishte e ulur në shtrat me fëmijët.

Danilo u godit me thikë në afërsi të zemrës, pas të cilës fëmija fatkeq vdiq në rrugë për në spitalin e Graçanicës. Vëllai i tij binjak, Nemanja, është në spitalin e Nishit dhe ndohet në rrezik për jetën.

Si ndodhi ngjarja makabre:

Babai Dejani së pari është vërsulur tek Danilo. Therjen vdekjeprurëse ia bëri në gjoks, pastaj u vërsul me thikë te Nemanja. Ana kishte kërcyer që ta ndalojë. Prej britmave të saj erdhi me vrap vëllai i Dejanit. Para se ata të ndalnin Dejanin, ai theri Nemanjën me thikë në qafë dhe stomak.

“Shkëndija” e tragjedisë familjare të paparë në Shtërpcë, ku Krstiçiq sulmoi me thikë fëmijët e tij, filloi në tryezë në shtëpinë familjare të hënën rreth orës 19.30. Në shtëpinë e Krstiçiqit, në momentin e tragjedisë, kanë qenë edhe prindërit e Dejanit dhe vëllai i tij.

“Dejani, Ana dhe fëmijët ishin vetëm në kuzhinë. Dejani ishte ulur në tryezë që të darkojë, ndërsa Ana me fëmijët ishin të ulur në shtrat. Dejani kishte thirrur Anën që të darkojë me të, por ajo nuk ka pranuar duke thënë se nuk ishte e uritur. Pse, askush nuk e di, por refuzimi i saj kishte irrituar Dejanin. Ai kërceu nga karriga e tij, nxori një thikë nga sirtari, dhe kërceu deri te shtrati. Pa asnjë fjalë filloi të therë fëmijët”, ka thënë për “Blic”, komandanti i policisë në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq.

Ai thotë se Dejanin e ndalën Ana dhe vëllain e tij, i cili pasi ja mori Dejanit thikën nga dora e tij e rrëzoi poshtë në dysheme. Pastaj thirri një ambulancë dhe njoftoi policinë.

Siç merr vesh “Blic”, edhe pse Nemanja kishte një goditje me thikë në bark, për fat të mirë nuk është lënduar asnjë organ i brendshëm. Vogëlushi kishte shumë fat dhe mbijetoi therjen në qafë e cila ”për një qime” ka mundur që të përfundojë me vdekje, pasi thika nuk ka dëmtuar arterien karotide (arteriet kryesore që furnizojnë kokën me gjak). Ai është i prerë me thikë nëpër fytyrën e tij.

Dragoljub Zivanovic, ndihmës drejtor i Klinikës për kirurgji pediatrike dhe ortopedi në Nish, thotë se fëmija i lënduar, i cili ka arritur tek ata kishte një plagë nga thika në bark, në qafë dhe prerje në fytyrën e tij, por për fat nuk ka pasur lëndime të organeve të brendshme.

Nëna Ana e shpëtoi atë nga goditja e fortë, vdekjeprurëse nga babai i çmendur. Ajo së bashku me ekipin ambulancës shkoi në Nish, ku gjatë gjithë kohës është me djalin e saj, shkruan gazeta ekprres. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: dejan Krstiçiqvrasja e bebeve
Pas

“Fiton” gjyqin vrasësi shqiptar, nuk ekstradohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta nga gjakmarrja

Para

Basha për naftëtarët: Paratë e tyre nuk do shkojnë në xhepat e drejtorave, zyrtarëve, ministrave apo kryeministrit!

Para
Basha nga sheshi: Unë jam gati, jam gati t’u udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos, drejt të ardhmes! (FJALA E PLOTË)

Basha për naftëtarët: Paratë e tyre nuk do shkojnë në xhepat e drejtorave, zyrtarëve, ministrave apo kryeministrit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.