21:11 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Krimi me 2 të vdekur në Kosovë! Flet i afërmi i viktimës: E vrau pronari i furrës së bukës nga xhelozia, sepse shkoi të punonte në një vend tjetër!

18:50 | 24/03/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krimi me 2 të vdekur në Kosovë! Flet i afërmi i viktimës: E vrau pronari i furrës së bukës nga xhelozia, sepse shkoi të punonte në një vend tjetër!

Detaje të reja dalin rreth krimit të rëndë që tronditi sot komunën e Vushtrrisë në Kosovë, ku pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen rreth të 40-ve dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

 “Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria  e Kosovës në një njoftim për publikun.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë do të dërgohen dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.

I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë. Motivet e vrasjeve nuk dihen ende, derisa autoritetet kanë thënë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.

Pas

Kosova nuk gjen qetësi! Tjetër ngjarje tragjike në Vushtri, pas ekzekutimit të 19-vjeçarit vriten edhe 2 persona të tjerë

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Nëntor 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

 



Të Fundit

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

Kina u ofron prindërve 500 dollarë për të rritur shkallën e lindjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.