18:25 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krimi me zanafillë 9-vjeçare dhe që kulmoi sot, zbulohet procesi gjyqësor mes vëllezërve Dakuçi për pulat dhe gjelin

20:47 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KLOS/ Vrau vëllain dhe nipin, djalin e vetëm të familjes. Drurët e një gardhi morën 3 jetë njerëzish

Problemet në familjet Dakuçi të fshatit Xibër në Klos datojnë 9 vite më parë, ndërsa sot kulmuan me vrasjen tragjike të 3 personave.

Sali Dakuçi 55 vjeç vrau me armë vëllain e tij Kujtim Dakuçi 53 vjeç dhe djalin e këtij të fundit, Floget Dakuçi 19 vjeç. Më pas Sali Dakuçi e drejtoi armën nga vetja duke kryer vetëvrasje.

Familjet e dy vëllezërve Dakuçi kanë pasur vazhdimisht probleme mes tyre, dhe shpeshherë çështjet kanë përfunduar në Gjykatë. Tvklan.al ka siguruar vendimin e Gjykatës së Burrelit më 20 Mars 2012, kur Minushe Dakuçi (bashkëshortja e viktimës Kujtim Dakuçi) kishte kallëzuar vjehrrin e saj Liman Dakuçi dhe autorin e masakrës së sotme, Sali Dakuçin.

Sipas vendimit gjyqësor, Minushe Dakuçi i akuzonte ata për veprën penale të ‘dëmtime të tjera me dashje’. Konflikti kishte nisur për pulat dhe gjelin, e më pas Sali Dakuçi e kishte goditur në krah Minushe Dakuçin. Kurse vjehrri Liman Dakuçi e kishte gjuajtur me shkop.

“Data kur ka ndodhur ngjarja nuk më kujtohet, por ka qenë viti 2010. I akuzuari Sali Dakuçi doli dhe gjuajti në një gjel dhe tha do ta mbys se më vret pulat. Pastaj filloi të më shante mua me nënë e me motër. Në këtë kohë më mori burri në telefon për të pyetur për fëmijët pasi në atë kohë punonte në Thekër Martanesh. Unë i thashë burrit se Saliu më ka sharë se i gjujti gjelit. Unë i thashë o i mbajmë mbyllur ose i heqim. Në moment që isha duke folë në telefon, Saliu më ka thënë oj k**vë të vi e të shti në tokë dhe ka ardhur dhe më ka gjuajtur në shtëpi në krahë. Në këtë moment ka ardhur dhe Limani dhe më ka gjuajtur me shkop. Unë për punë minutash kam njoftuar policinë dhe më thanë unë nuk pyes për policinë. Këtë punë e ka parë Selman Dakuçi por ai nuk vete dhe nuk vjen dhe nuk flet me të akuzuarit dhe unë nuk e thërras si dëshmitar. Unë kam si provë aktin e ekspertimit”. Kjo është dëshmia e Minushe Dakuçit e administruar në dosjen gjyqësore.

Kurse kunati i saj, Sali Dakuçi në mbrojtjen e tij kishte mohuar që të kishte ushtruar dhunë ndaj Minushe Dakuçit. Ai përmendi një ngjarje të vitit 2010, duke pretenduar se kunata i kishte goditur bashkëshorten. Megjithatë, ai ka pranuar problemet që ekzistojnë mes dy familjeve, por duke shtuar se nuk janë aq të rënda saqë çështja të përfundonte në gjykatë.

“Jam në dijeni se më ka akuzuar se më ka rrahur. E vërteta është se unë nuk e kam rrahur por duke qenë se jemi fshatarë dhe jemi afër me shtëpia bëjmë fjalë. E dëmtuara ka goditur gruan time në vitin 2010, ka marrë raporte dhe gruaja ime e ka falur. Ka probleme mes nesh por jo sa për të ardhur në gjykatë. Me të dëmtuarën nuk jemi zënë për gjela, ajo ka mbajtur qëndrim agresiv ndaj nesh qe kur ka ardhur dhe mendoj se akuzën e ka ngritur për këto qëllime”.

Edhe pse Sali Dakuçi mohonte që sherri të kishte nisur për pulat, babai i tij Liman Dakuçi thotë të kundërtën. Ai konfirmonte fjalët e nuses së djalit të vogël, Kujtimit, që konflikti nisi për pulat dhe gjelin. Por, ashtu si djali Sali Dakuçi, edhe Liman Dakuçi ka mohuar që të kishte ushtruar dhunë ndaj Minushe Dakuçit. Madje këtë të fundit e akuzonte se kishte rrahur 4 gra në fshat.

“Unë e dëgjova se më ka akuzuar se e kam rrahur por unë nuk e kam bërë këtë. Unë jam 80 vjeç dhe nuk është e vërtetë se e kam rrahur. Ka bërë fjalë me Saliun për pulat siç tha. Nuk është rrahur. Djali im me Minushen janë në shtëpinë e tyre. Ajo është e lindur për të bërë ngatërresa me ne. E dëmtuara e ka në gjak rrahjen pasi qëkur ka ardhur nuse ka bërë katër rrahje. Një herë ka rrahur një nuse të një komshiu Mynyre Dakuçin, e cila është gruaja e Asllan Dakuçit. Një herë më ka rënë mua dhe nuses time. Më vonë i ka rënë dhe nuses së Saliut dhe ka marrë nëntë ditë raporte. Ajo e fali kur bënë gjyq. Pastaj ka bërë kallëzim për ne. Sa ka ardhur nuse tek ne, unë i kam rënë vetëm me një shpullë para dhjetë vitesh se i kishte rënë vajzës së saj”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Matit përmendte një ekspertizë mjeko-ligjore të Minushe Dakuçit, ku rezultonte që kishte dëmtime të lehta në krah dhe parakrah. Prokuroria argumentoi se akti mjeko-ligjor nuk mjaftonte dhe për këtë arsye, Sali dhe Liman Dakuçi u shpallën të pafajshëm. Nga hetimi rezultoi gjithashtu se Minushe Dakuçi më parë ishte grindur me kunatën e saj. Çështja kishte shkuar në gjykatë, por përfundoi me falje.

Mes dy vëllezërve Dakuçi, Saliut e Kujtimit, ka pasur vazhdimisht konflikte për pronën, çështjet e të cilave kishin përfunduar në gjykatë. Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, sot mbetën të vrarë Kujtim Dakuçi dhe djali i tij 19-vjeçar Floget Dakuçi, të cilët u qëlluan nga Sali Dakuçi. Ky i fundit, pasi vrau vëllain dhe nipin, qëlloi për vdekje edhe veten. Sherri mes tyre nisi për shkak të një gardhi që ndante dy banesat. /tvklan.al

Etiketa: flogert dakucikujtim DakuciLiman Dakuciminushe dakuciSali Dakucivrasja e trefishte ne dibervrasja e trefishte ne klosxiberzbulohet gjyqi mes vellezerve dakuci 9 vite me pare
Pas

Ndërprerje të energjisë nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

Para

Prej moshës 8-vjeçare abuzohej seksualisht, historia tronditëse e 12-vjeçares tek “Zyber Hallulli”

Para
Prej moshës 8-vjeçare abuzohej seksualisht, historia tronditëse e 12-vjeçares tek “Zyber Hallulli”

Prej moshës 8-vjeçare abuzohej seksualisht, historia tronditëse e 12-vjeçares tek "Zyber Hallulli"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

Bruksel/ Përfundon takimi i ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, kreu i NATO-s: Aleatët bien dakord për rritje të buxhetit deri në 5%

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

SHBA/ Kancelari gjerman mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takon presidentin Donald Trump

Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Vendim i papritur nga Pentagoni, tërheq teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ia vë në dispozicion forcave amerikane në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.