Ministria e Mjedisit ka mbajtur sot një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OSBE-së në Shqipëri në lidhje me amendimet në Kodin Penal të krimit mjedisor. Ministri Koka dhe përfaqësues të OSBE-së vunë theksin te dëmi i jashtëzakonshëm që i është bërë mjedisit në këto vitet e fundit. Pas një pune dy vjecare është parë e nevojshme forcimi i kuadrit ligjor. Për kreun e prezencën së OSBE në Shqipëri krimi mjedisor pengon rritjen ekonomike. Në takim u evidentua fakti që është e nevojshme gjithashtu që të njësohet legjislacioni për mjedisin me rekomandimet e Bashkimit Europian. Sipas Ministrit të Mjedisit gjendja ekonomike e shqiptarëve është faktor përcaktues.
Njoftimi i plotë:
U mbajt sot takimi, në kuadër të punës 2 vjeçare që po zhvillohet nga ana e Ministrisë së Mjedisit për amendimet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Kapitulli IV për Veprat Penale ndaj Mjedisit mbështetur nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.
I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka, tha – :” Kapitulli 4, në kodin penal për veprat penale ndaj mjedisit, nuk është i amenduar qysh në Janar 1995. Ndërkohë që në 20 vite zhvillime të vrullshme, dora e njeriut në vendin tonë ka punuar në dëm të natyrës dhe të Mjedisit.”
Ministri Koka theksoi angazhimin serioz të bërë në mbrojtjen e mjedisit në këto 3 vite në disa drejtime duke filluar nga rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe opinionit publik e deri në zbatimin rigoroz të ligjit nga insitucionet ligjzbatuese në varësi të Ministrisë me synimin rritjen e cilësisë së jetës qytetarëve shqiptare dhe trashëgiminë brezave të ardhshëm të një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm. Duke e cilësuar vafërinë si armikun kryesor të mjedisit, ai theksoi se niveli i ulët ekonomik dhe varfëria janë faktorë nxitës të fenomenit të dëmtimit të mjedisit dhe natyrës, dhe parandalimi e mbrojtja nga krimi mjedisori është domosodshmëri, për mos të varfëruar edhe më shumë shoqëinë, duke duke mbetur tërësisht pa burimet natyrore që vendi ka trashëguar
Më tej Ministri Koka theksoi se- : “Njehsimi dhe përafrimi me legjislacionin e BE –së është një rrugë jo e vështirë, ne në mjedis kemi ecur me ritme të shpejta, por zbatimi dhe implementimi i tij janë vështirësia kryesore sot në Shqipëri. Çdo institucion ligjzbatues e ka të vështirë të kryejë punën me kuadrin ligjor ku ka ende vakum në këtë drejtim. Konkretisht Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit e Pyjeve e ndjen më shumë vakumin ligjor për krimet mjedisore në kodin penal aktual”. Ai nënvizoi faktin se shkeljet e ligjit të mjedisit dhe efektet e tyre përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mjedisin, ekonominë e vendit dhe qytetarët.
Duke iu referuar situatës së menaxhimit dhe administrimit të pyjeve nga bashkitë në vend, ministri Koka bëri një apel për të gjithë kryetarët e bashkive: – “Fatkeqësisht Kryetarët e Bashkive ende nuk janë angazhuar sic duhet për asetin e vyer ekonomik që kanë në pronësi, pyjet. I bëj apel kryebashkiakëve të dalin përtej ambicies politike të një mandati dhe të kontribuojnë në menaxhimin e pyjeve në të mirë të qytetarëve që i kanë votuar”
Nga ana e tij Z. Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri shprehu konsideratën e tij për punën e bërë deri tani në sektorin e mjedisit. “Një sektor të cilit Ministri Koka dhe ekipi i tij i janë përkushtuar këto vite dke shënuar rezultatet e para në qeverisjen mjedisore” – tha z. Borchardt duke theksuar se prezenca e OSBE në Shqipëri, vlerëson se zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është kyç për sigurinë dhe stabitilitetin afatgjatë në nivel vendor, kombëtar dhe rajonal.
Duke u ndalur në problematikat e vendit tonë Z. Borchardt tha se – :”Krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie eficente e punësim të sigurtë”. Ai vijoi duke nënvizuar se OSCE është plotësisht e angazhuar që ta asistojë Grupin Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore.
Më tej kreu i AKM z. Julian Beqiri prezantoi punën 1 vjeçare të bërë nga grupi ndërinstiucional ngritur me 12 institucione shtetërore (ISHMP, AKZM, AKM, Policia Shtetit, Doganat etj) mbështetur nga prezenca e OSCE në Shqipëri.
Ministria e Mjedisit prej vitit 2015 është duke punuar për amendimet e Kodit Penal për përgatitjen e një Pakete të Krimit Mjedisor, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendas dhe ekspertë dhe konsulencë të huaj, si dhe aktorë kryesorë të përfshirë në këtë proçes. Synohet që brenda vitit 2016 paketa e krimit mjedisor me amendimet e plota, të dorëzohet pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila do të bëjë mendimet përkatëse e do të ndjekë rrugën insitucionale për mendimet respektive deri në fazen finale të miratimit