Babai vrau të bijën dhe dhëndrin e tij të cilët sapo kishtin festuar një vjetorin e martesës së tyre, ndërsa ngjarja e ndodhur në Melbourne të Australisë tronditi mbarë opinionin publik. 55-vjeçari Osman Shaptafaj ka qëlluar për vdekje të bijën Lindita Musain 25-vjeç dhe bashkëshortin e saj, Veton Musain 29-vjeç.
Pista paraprake tregon se shkak për vrasjen e 25-vjeçares dhe të shoqit të saj 29 vjeç, mund të jenë bërë disa mosmarrëveshje familjare.
Çifti, thuhet të jetë sulmuar në shtëpinë e tij në Yarraville, në perëndim të Melbourn-it vetëm pak përpara ndërrimit të viteve. Shtypi vendas shkruan se Shaptafaj, i ka shkuar në banesë të bijës dhe dhëndrit që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës dhe ka hapur zjarr mbi ta.
“Daily Mail” thotë se Lindita i frikësohej shumë të atit. Një pjesëtar i familjes ka thënë në kushte anonimati se vajza kishte pasur me të një marrëdhënie të vështirë, dhe duket ishte përballur me të ndërsa përpiqej të kishte një jetë te qetë më të shoqin.
Lindita ishte recepsioniste në një firmë pasurish të patundshme në Melbourne, ndërsa bashkëshorti I saj punonte në një bankë aty pranë.