00:04 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Krimi në fytyrën e rrënuar të Edi Ramës”, ish-ministri zbërthen aksionet e OFL: Po i’u thotë kriminelëve ‘fshihuni’

17:17 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Krimi në fytyrën e rrënuar të Edi Ramës”, ish-ministri zbërthen aksionet e OFL: Po i’u thotë kriminelëve ‘fshihuni’

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ishte i ftuar në studion elajmeve të Fax News, i cili ka folur për zhvillimet më të fundit në vend që kanë të bëjnë me operacionin e Policisë së Shtetit dhe strukturës së Operacionit forca e Ligjit.

Për Nokën kjo nuk është gjë tjetër veçse një makiazh që i bëhet ‘rilindjes’ me mbulimin e fytyrës si bashkëpunëtore me krimin e organizuar si dhe një luftë që sipas tij bëhet për të zhbërë reformën në drejtësi.

“Partia Demokratike është deklaruar që në kohën e qeverisjes saj se ka qenë për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe shkeljes së ligjit. Ndaj për të qartësuar çdo skeptik, arsyeja pse ne jemi tejet skeptik ndaj Anti-KÇK është sepse KÇK nuk mund të bëjë ligj ANTI-KÇK. Njeriu që përfaqëson botën e errët të krimit, nuk mund të jetë ai që lufton këtë botë, e gjitha kjo është propagandë. Edi Rama në të gjitha sondazhet të realizuara nga ai vetë dhe shoqata pranë tij, ka mësuar se është në një pikiatë. Pse u liruan të gjithë bosët një e nga një gjatë viteve të qevrisjes së tij? Të gjithë drejtojnë gishtin dhe tregojnë se është Edi Rama.

Krimi luftohet vetëm me vullnet politik, dhe kur është ky, ndërmerren nisma kundër tij, nuk luftohet me shoë politik e propagandistik. Që të luftosh krimin e organizuar përveç vullnetit politik, duhet të jesh jashtë tij. Është dokumentuar dhe provuar me zë e me figurë se janë të lidhur me krimin. Ky do të luftojë Roshin, Kajmakun, Babanin? Kjo bota e zezë duhet luftuar dhe e kemi kërkuar gjithmonë. Sajmir Tahiri duhet të jetë i pari, Geron Xhafaj duhet të jetë aty. Pse nuk janë? Se i mbron Edi Rama, nuk mund t’i nguli thikën vetes.

Ky ligj është një amalgamë nenesh të ligjeve të tjerra por të deformuara duke i dhënë policisë dhe drejtorit të saj kopetenca gjykatësi dhe prokurori, duke e goditur brinjë më brinjë reformën në drejtësi. Jeni dëshmitar i betejës së egër që ka bërë opozita në 2017 që BKH dhe SPAK të mos i nënshtrohen qeverisë sepse u krijuan për të luftuar zyrtarët e politikanët e lartë dhe krimin e organizuar. Dy janë arsyet pse Edi Rama e ka organizuar këtë. E para shoë propagandistik dhe e dyta për të vrarë reformën në drejtësi, kanë frikë sepse janë koncesionet e pafund, tendera super korruptiv. Nuk është e largët dita që institucionet ndërkombëtare e kanë konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara dhe investime të huaja nuk ka.

Edi Rama kërkon që reformën në drejtësi ta bëjë Ramaformë. Një nga ligjet më të mira për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ligji anti-mafia. Nuk luftohet krimi duke i dërguar një formular, por ka nevojë për hetime, gjurmime dhe më pas mund ta çosh para drejtësië”, tha Noka në Fax News.

Pjesë nga biseda me gazetarin enea Meksi:

Si e konsideroni vendimin për të plotësuar një vërtetim, a është e mjaftueshme dhe a ka bazë ligjore për tu zbatuar kjo paketë?

Noka: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse po të kishte, do ishte rrëzuar që në fillim. Anti-mafia është një nga më të mirat në Europë sepse është ndërtuar në konsultim me partnerët. Asnjëherë këta nuk kanë kërkuar një ligj të ri.

Në ligjin anti-mafia, përfshihet edhe pjesa e sekuestrimit të pasurive?

Noka: Në mënyrën më të detajuar, ”Gjurmo paranë” është ligji anti-mafia. Nëse këta do ta kishin përdorur, mund të kishin bërë një amendim, por e kanë hedhur në kosh prej 7 vitesh. Shqipëria është baza operacionale e krimit europian. Është vendi kryesor i prodhimit të hashashit në Europë, Shqipëria sot është vendi tranzit i heroinës dhe kokainës. Kjo do të thotë se kemi probleme të mëdha me korrupsionin. Ky ligj nuk është përdorur asnjëherë në 7 vjet, sepse ka një vullnet politik për të mos e ndëshkuar krimin, për të lejuar korrupsionin galopant. Me ligjin anti-mafia që nga Edi Rama dhe të gjithë poshtë tij, do të kishin probleme me drejtësinë nëse do të zbatohej. Kush i ka dhënë leje për makinat e blinduara, kush iu ka dhënë urdhër? Policia, po të donte policia nuk i lejonte.

Rama ka thënë se Anti-KÇK do të bëhej për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar ndërsa një nismë e tillë nuk është parë të ndërmerret!?

Noka: Është show propagandistik dhe makiazh, sepse krimi i organizuar është bërë i neverishtëm për shqiptarët bashkë me fytyrën e rrënuar të Edi Ramës, ai ka zgjedhur t’i bëjë makiazh fytyrës së ‘rilindjes’. U katandis gjithë ai operacion për të kapur 5 makina që është gjëja më e thjeshtë, një urdhër i drejtorit të policisë për të mos lejuar makinat e blinduara në pronësi të  personave të dyshuar. Pse duhet të shpenzosh gjithë ato para dhe investime të mëdha?

Ka pasur edhe kontrolle për lëndë narkotike, armëmbajtje pa leje etj. Nuk është kjo një mënyrë e mirë për të frenuar së paku fenomenin e armbajtjes pa leje?

Noka: Nuk luftohet krimi me fushata, një gjë e tillë do të thotë të tallesh me inteligjencën e qytetarëve dhe me veten. Tjetër gjë është krimi i rrugës që edhe mbulohet përmes një aksioni, por jo krimi i organizuar. Në këtë mënyrë vetëm i’u dërgohet lajm kriminelëve që ju thotë pastrohuni dhe fshihuni se do ju kapim.  

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: flamur noka
Pas

Pamje rrëqethëse/ U kanë mbaruar ushqimet, njerëzit merren zvarrë nga banesat dhe ‘paketohen’ nëpër kuti të izoluara (VIDEO)

Para

Grenell kundër Kurtit: Të hiqet taksa 100 për qind, pa reciprocitet

Para
Grenell kundër Kurtit: Të hiqet taksa 100 për qind, pa reciprocitet

Grenell kundër Kurtit: Të hiqet taksa 100 për qind, pa reciprocitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.