Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Shkodrës, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij.
Mësohet se xhaxhai Bujar Kuçi dhe nipi i tij Mirsad Kuçi, kishin pak kohë që nuk flisnin me njëri-tjetrin, kjo për shkak të një debati lidhur me oborrin e shtëpisë private ku jetonin autori dhe viktima.
Xhaxhai i është drejtuar nipit me fjalët “Pse nuk më flet?”, kur e ka gjetur atë në oborrin e tyre të përbashkët..
Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur.
Mirsad Kuçi si rezultat i plagëve të rënda, ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që thuhet se është ende i pavetëdijshëm.
DETJAET E POLICISË:
Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=Nty_hB6pCL0