Ekzekutimi i beftë i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, mbrëmjen e djeshme përpara banesës së tij, është ndjekur me reagime të shumta nga politikanë dhe gazetarë që e njihnin personalisht ose e vlerësonin punën e tij.
Ndër të tjerë, Flamur Vezaj, Enrik Mehmeti, Artan Hoxha, kanë reaguar mbi atentatin me pesë plumba ndaj ish-zyrtarit të policisë.
Klodian Tomorri
“Lajme nga Shqipëria
1-Krimi ngre dorë kundër shtetit dhe ekzekuton ish-drejtorin e policisë. Nuk është në Meksikë, por në Shqipëri.
Artan Hoxha
Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thote se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij. Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të parë por është i sprovuar. Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura.
Flamur Vezaj
“Tan Cuku, i sherbeu komunitetit per 16 vjet! Zbuloi shume ngjarje te renda kriminale e arrestoi qindra persona me rrezikshmeri te larte shoqerore!
U perplas per shkak te detyres me shume pushtetare, zyrtare, “banda” e kriminel te rrezikshem, me te cilet asnjehere nuk u be pale!
Pas 16 vitesh sherbim ne Policine e Shtetit, me ndryshimin e pushtetit ne Shqiperi (siç ndodh rendomt) ai dhe rreth 31 drejtues te tjere Policie, brenda dites u hodhen ne rruge! Po po ne rruge duke ia dhene te vetmen te drejte qe shkarkimin ta ankimojne ne Gjykate, ku shumica prej tyre dolen fitues dhe me te drejten per t’u rikthyer ne polici! Por vendimet e tyre nuk jane te zbatueshem per pusht-etaret qe duan zbatimin e reformes ne drejtesi! Shef Tani, ne kujtimet e mia do mbetesh njeri pozitiv, i komunikueshem, praktike, profesioniste dhe trim! Gjths uroj qe autoret te kapen sa me shpejt dhe familjes se shef Tanit, Zoti i dhasht force te perballojne dhimbjen! Zoti te pranofte ne xhenet inshAllah o shef Tani!”
Etleva Delia
Te qofte dheu i lehte o Tan Cuku!
Enrik Mehmeti
Jeta e nje njeriu qe ka luftuar kunder krimit ne menyren me te ashper u pre ne mes ne menyren me te keqe… Artan Cuku ishte nga ata drejtues policie qe shkonte vet i pari ne operacion …Ishte nga ata njerez qe zgjodhi kontaktin e drejtperdrejt per te qen me afer me qytetaret…Ishte nga ata njerez qe la nje emer ne Vlore…Te flasesh per Tan Cukun nuk mjaftojne disa rreshta por as nje liber ….Lamtumir mik,do te na mungosh shume…