15:50 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kriminelëve nuk u nxihet jeta siç thotë ministri, por kapen!” Sulo: Çelja e negociatave, vullnet i mirë i Brukselit

18:41 | 16/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kriminelëve nuk u nxihet jeta siç thotë ministri, por kapen!” Sulo: Çelja e negociatave, vullnet i mirë i Brukselit

Kryeredaktori i të përditshmes MAPO, Arion Sulo, i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi çeljen e pritshme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ka thënë se ky vendim është i pritshëm dhe më tepër se përmbushje e standardeve, siç u shpreh është dëshirë e mirë e  Bashkimit Evropian.

“Nuk është se rekomandimi pozitiv do të thotë se qeveria i ka bërë pozitivisht detyrat, i ka përmbushur pozitivisht detyrat e shtëpisë të lëna nga Bashkimi Evropian, apo Reformat.

Gjithsesi ky vendim shumë pozitiv ka të bëjë me fokusin e Bashkimit Evropian e të Brukselit në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Është dashamirësia e tyre dhe jo  ndonjë arritje e madhe e qeverive tona.

Europianët kanë probleme me Brexit, kanë probleme me Trump dhe kanë probleme së fundmi me Rusinë.

Çështjes së Shqipërisë në BE ata duan t’i japin zgjidhje politike. Po skrupoloziteti i tyre nuk i lejon që të lejojnë një hyrje në bllok dhe duke u bazuar vetëm tek Reforma në Drejtësi që është vetëm një vepër e tyre dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata japin këtë mesazh pozitiv, por sigurisht edhe me kushtet e tjera.

E theksojnë vetë në dokumentin e tyre, pra në raportin që është bërë publik, e jo vetëm për Shqipërinë por për të gjashta vendet, se çdo raport i KE për vendet e Ballkanit nuk do të ndryshojë zhvillimet e këtyre vendeve për demokracinë, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut, pra për gjendjen ku jetojnë.

Sigurisht që kjo çelje negociatash duhet të kishte ardhur disa vite më parë.

Të jemi të sinqertë, ne nuk mund t’ua hedhim evropianëve për standarded. Ne sot kemi ministrin e Brendshëm që thotë që do t’u nximë jetën bandave. Bandave nuk u nxihet jeta, por arrestohen.

Prandaj çelja e negociatave varet vetëm nga ecuria e Reformës në Drejtësi që nuk është vepër shqiptare por është meritë e tyre.” – tha Arion Sulo.

Biseda e plotë me Arion Sulon në studion e Fax News: 

(E.L./Faxweb)

Pas

“Qejfi ma ka por by*** nuk ma mban!” Berisha ironizon takimin online të Ramës me minatorët

Para

Aktorët kundër prishjes së teatrit, Ndrenika: Vjen era kusari! Derhemi: Drejtori do lëpijë edhe 4 vjet!

Para
Aktorët kundër prishjes së teatrit, Ndrenika: Vjen era kusari! Derhemi: Drejtori do lëpijë edhe 4 vjet!

Aktorët kundër prishjes së teatrit, Ndrenika: Vjen era kusari! Derhemi: Drejtori do lëpijë edhe 4 vjet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Dyshohet për përdhosje të Kuranit, ngrihet aktakuzë kundër një burri në Prizren

KPA Shkarkon nga Detyra Gjyqtaren Ardiana Bera,Vendimi është Përfundimtar

“Nuk marrim leje nga askush”- Khamenei sinjalizon dështimin e negociatave me SHBA-të

Trumpi ndan detaje nga biseda me Putin: Më tha se gruan time Melania, e pëlqejnë shumë rusët

Kina Veriore dhe Qendrore goditet nga nxehtësia ekstreme

Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon. Integrimi në BE, jo rrugë e lehtë

48 njerëz u vranë nga sulmet izraelite brenda gjysmë ore

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.