11:15 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Krimineli Arkan ka plane me kidnapu Adelina Ismailin”, ja si i motivonte ish komandanti i UÇK-së ushtarët

17:20 | 29/05/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Krimineli Arkan ka plane me kidnapu Adelina Ismailin”, ja si i motivonte ish komandanti i UÇK-së ushtarët

Anton Quni treguar një detaj interesant se si i motivonte ushtarët në luftën kundër Serbisë.

Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti Anton Quni në ”Kojshia Show” duke folur për tema të ndryshme.

Ai ka treguar me humor se u kishte thënë ushtarëve se krimineli Arkan kishte në plan të rrëmbente këngëtaren Adelina Ismailin.

Në momentin që ua kishte thënë këtë lajm ai tregon se ushtarët u acaruan dhe motive i tyre për luftë ishte edhe më i lartë.

“Në atë kohë flitej se Arkani ka plane me kidnapu Adelina Ismajlin, edhe une këtë ua prezantojë ushtarëve, u thash a e keni dëgju këto që po flitet për këtë temë edhe normal që ushtarët u acarun”, deklaroi Quni.

Kur një ushtar i UÇK-së kishte mbërritur në front tek brigada që komandonte ai dhe i kishte treguar se e kishte parë Adelina Ismailin në Tiranë, ai i kishte kërkuar që të mos fliste dh eta mabante secret sepse ishte një ndër arsyet që i kishte motivuar edhe më shumë ushtarët për luftë.

Rrëmbimi i Adelina Ismailit nga një paramilitar serb do të cënonte edhe nderin kombëtar, u kishte thënë komandanti ushtarëve të tij. Sipas tij Adelina Ismaili në atë kohë ishte një ikonë.

“Për ne ishte ikonë Adelina Ismajli, thash ne a mund t’i lejojmë vetit që një paramilitar me ardhë në mes Kosovës edhe me marrë Adelina Ismajlin, është drejtpërdrejt sulm në nderin tonë kombëtar, edhe na duhet meniher me i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe m’i dalë në ndihmë.Natyrisht u kriju një entiziazëm, filluam pak me shaka etj”,tha Quni.

Ai shtoi se në mbrëmje kishte ardhur një ushtar i tij nga Tirana dhe shumë i entziazmuar i kishte treguar se në Tiranë e kishte parë Adelina Ismajlin, Quni i kishte thënë ta mbyllë gojën sepse është sekret që nuk bënë ta kuptojë asnjë ushtarë, sepse ishte motivi i tyre që t’i dalin në ndihmë Adelinës.

Kujtojmë që Anton Quni ka qenë ndër komandantë kryesor të UÇK-së në luftën e Kosovës, ai bënte pjesë e brigadës 138, e cila udhëhoqi luftimet në koshare.

Kosharja është ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Me fitoren në koshare u thye kufiri Shqipëri-Kosovë.

Ndërsa Arkani është ndër kriminelët më famëkeq serb gjatë luftës në Jogosllavi. Ai kishte kryer krime në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, kishte marrë famën e një krimineli brutal. Komandonte forca ushtarake paramilitare të cilat bënin spastrim etnik. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: anton quni
Pas

Princi William rrëfen pengun më të madh të jetës

Para

Dashamir Tahiri vazhdon garën, NUK do largohet nga lista e PD-së në Vlorë

Para
5 lëvizjet e bujshme në Parlament, nga Ben Blushi te Mesila Doda

Dashamir Tahiri vazhdon garën, NUK do largohet nga lista e PD-së në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri në 24 orë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.