03:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krimineli u iku nga duart dhe u rrezikoi jetën, prokuroria thërret gazetarin Gjençaj dhe 5 efektivët që e shtrinë barkas

09:48 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘La me gisht në gojë’ Forcat Speciale, kapet pas disa minutash ndjekje drejtuesi i ‘Benzit’ luksoz që i dha gaz makinës kur policët kërkuan të arrestonin (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku gjatë një aksioni të policisë, për kapjen e trafikantëve të kokainës, dhe arratisjes së një të dyshuari, efektivët ndaluan dhe shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj.

Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari Ergys Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen.

Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA, edhe pse derimë tani për asnjërin prej tyre nuk është marrë masë disiplinore.

Policia ndërkohë dha dhe njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar dje në zonën e Xhamllikut, ku pati dhe arratisje të një prej të dyshuarve, i cili u arrit të vihej në pranga më vonë nga policia. Personat e arrestuar janë Altin Gega 28 vjeç, Erjon Prengaj 32 vjeç, Gentjan Kore 47 vjeç dhe Taulant Çoku 34 vjeç nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që policia ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetit tip benz, Gazmir Cani,  26 vjeç, ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë për trafik të lëndëve narkotike, por vetëm për kundërshtim të punonjësve të Policië.

Vijon puna për kapjen e një personi të gjashtë, i dyshuar gjithashtu si i përfshirë në veprimtari kriminale. Në dëshminë e tij në polici gjatë ditës së djeshme, Cani u shpreh se nuk kishte ndaluar policisë për shkak se ishte ndjerë i frikësuar, ndërsa ka mohuar që të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në trafik droge.

Sa i takon trafikimit të kokainës, policia bën me dije se shitja bëhej në biznesin e shtetasit Gentian Kore, i cili po ashtu është në mesin e të arrestuarve, ndërkohë që jozyrtarisht burimet bëjnë me dije se forcat operacionale kishin planifikuar një shkëmbim të kontrolluar, i cili nuk rezultoi fort i suksesshëm.

Personat e arrestuar njihen ndryshe dhe si anëtarë të klanit ‘Duka’, ku drejtuesit vijojnë të shijojnë lirinë në Tiranë, pavarësisht se janë të dyshuar dhe të hetuar në mungesë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko po në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Dyshimet janë se një polic i operacionales, i cili ka qenë i infiltruar si shpërndarës droge, do të bënte shkëmbimit e një sasi prej 3 kilogramësh kokainë, kundrejt shumës prej 100 mijë eurosh, të cilat policia ia ka marrë një exhange në Tiranë.

Një pjesë e sasisë së drogës, është ”zhdukur”, e po ashtu dhe shuma e parave që do të përdorej për shkëmbimin e kontrolluar. (Lexo edhe këtu lajmin)

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Pasi nuk tha asnjë emër zyrtari të lidhur me krimin, ”godet” sërish Petro Koçi: Sponsorizimet dhe lobimet që kundërmojnë era larje hesapesh…

Para

Policia ndërhyn në një parcelë me kanabis në Shkodër, arreston 6 persona, mes tyre dy gra. Me krevate dhe çadra për të ruajtur drogën (Video)  

Para
Policia ndërhyn në një parcelë me kanabis në Shkodër, arreston 6 persona, mes tyre dy gra. Me krevate dhe çadra për të ruajtur drogën (Video)  

Policia ndërhyn në një parcelë me kanabis në Shkodër, arreston 6 persona, mes tyre dy gra. Me krevate dhe çadra për të ruajtur drogën (Video)  

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.