15:19 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Krishti lind edhe në Alepo

22:39 | 25/12/2016
në Te Gjitha
0
Krishti lind edhe në Alepo

gjergj-meta-aleppo-copyNga Gjergj Meta

Alepo është ndoshta emblema më e madhe e pasojave të egoizmit njerëzor në kohët moderne. Nuk ka asgjë të përbashkët me ndjenjat fetare, shoqërore, humane apo gjithçka tjetër, ajo çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në Alepo. Është një situatë që këlthet hakmarrje para Zotit. Por Alepo nuk është vetëm një qytet, Alepo është njerëzimi që po kalon një fazë të tijën shumë delikate, shumë afër, madje një fije larg mundësisë së vetëshkatërrimit.

Imazhet dhe zërat që na vijnë nga ai qytet, nga ajo krahinë e planetit tonë, janë klithma e tokës dhe e çdo njeriu, që kërkon të jetojë me dinjitet në gjithësinë që Zoti krijoi për ne, madje edhe para se të ishim ne. Ne e gjetëm tokën, e gjetëm Alepon, e gjetëm Afrikën, Europën e kështu me radhë. Nuk i krijuam ne, prandaj ne nuk mund të mos ua lëmë të tjerëve apo të abuzojmë me to. Jeta që gjendet brenda çdo milimetri toke, brenda çdo qelize njerëzore, brenda çdo grimce të gjithësisë, është një përgjegjësi që ne njerëzit nuk po dimë ta mbartim mbi supet tona.

Në fakt, po dëmtojmë vetveten. Ne jemi një grimcë në këtë gjithësi, ne nuk i bëjmë gjë universit, por ne po i bëjmë gjëmën vetes. Në kuptimin më të thellë, Krishtlindja është mundësia që Hyji i dha njeriut, duke u bërë si ky i fundit. Një mundë­ si për të ecur me Hyjin në çdo ditë të jetës tonë e për t’u gëzuar me praninë e tij. Të gjithë e pranojmë se këto Krishtlindje nuk janë të gëzueshme aq sa duhet e të gjithë ndihemi disi të pezmatuar nga çfarë dëgjojmë e çfarë po ndodh përreth nesh, apo edhe larg nesh. Por në të gjithë këtë katrahurë njerëzore, në mes të egoizmit të ne njerëzve e me gjithë të gjitha, Hyji nuk lodhet kurrë së dashuri njeriun dhe nuk e lëshon atë.

E mira është e pranishme, e bukura është ndoshta paksa e fshehur, por është aty e pranishme. Nuk mund të besoj një të ardhme pa shpresë, sepse e ardhmja është e shkruar në zemrën e secilit prej nesh. Në ëndrrat tona ajo është e bukur edhe atëherë kur mbytet nga realiteti i trishtë i përditshmërisë. Edhe në Alepo, një ditë Krishti do të lindë, edhe po nuk pati aty të krishterë.

Krishti lind, ai ka lindur për gjithësinë. Biri i Hyjit nuk mund të vritet, edhe pse për pak kohë mund të përjashtohet nga familja njerëzore. Drita shkëlqeu në errësirë, errësira nuk e mund dritën. Një dritë sado e vogël e mund errësirën dhe një errësirë sado e madhe ndriçohet nga një dritëz qiriu. Krishtlindja na mëson se Hyji nuk e përçmon natyrën njerëzore, nuk e urren atë.

Ai jo vetëm e ka krijuar, dhe në këtë krijim ka vënë vulën e mirësisë së tij, por madje ai është bërë njëri si ne, duke marrë krejt çka është njerëzore mbi veten e tij. Krejt çka është njerëzore. Nuk ka përçmuar asnjë qelizë të njeriut, asnjë pjesë të tij. Vetëm kur të mësojmë se Zoti ka bërë gjërat mirë, të gjitha i ka bërë mirë, dhe të respektojmë këtë mirësi, duke e dashur e duke i shërbyer asaj, atëherë ne kemi përmbushur misionin tonë. Sot, ndërsa kremtojmë lindjen e Krishtit, Hyjit­njeri, që ndryshoi rrjedhën e botës, që solli risinë e dashurisë deri edhe për armiqtë, pikërisht sot ka shpresë edhe për Alepon, për fëmijët dhe familjet siriane, për të gjitha viktimat e luftës e të terrorit.

Në këtë lindje nuk është i përjashtuar askush, pavarësisht besimit të tij, mënyrës së tij të të jetuarit, kulturës, kombit nga vjen, gjendjes ekonomike apo shoqërore. Sot është Krishtlindje! Ndize një dritëz ëmbëlsie e dashurie për dikë afër teje. Buzëqeshi jetës sot e jeta të buzëqeshte ty.

Etiketa: Aleppogjergj metakrishtlindje
Pas

Durrsaku në burgun anglez çmend vajzat shqiptare: “O llokum, të pres deri në vdekje” (FOTO)

Para

Mbyllet procesi i rivotimit në Tearcë të Tetovës, por rezultati nuk ndryshon

Para
Zgjedhjet në Maqedoni. Fillon numërimi, zbulohen votat e para

Mbyllet procesi i rivotimit në Tearcë të Tetovës, por rezultati nuk ndryshon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

Gjykata në Shkup jep burgim të përjetëshëm për autorët e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska

Samiti në Hagë/ NATO vendos të rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në 2035

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

Operacioni “Fast Reaction” në Tiranë: Një i arrestuar, katër në kërkim për konfliktin me armë

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

Pas armëpushimit me Izraelin, Irani rikthen aksesin në internet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.