13:10 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krismat në Dhërmi, gazetarja: Nuk e ka fajin Jugu, jeni ju që e sillni llumin e Bllokut aty, dhe hapeni…

11:57 | 09/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krismat në Dhërmi, gazetarja: Nuk e ka fajin Jugu, jeni ju që e sillni llumin e Bllokut aty, dhe hapeni…

Të shumta kanë qenë reagimet pas ngjarjes se ditës së shtunë në Dhërmi, ku pas një konflikti në diskoteke një i ri ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër dhe duke hapur panik te klientët që ndodheshin në ato momente aty.

Për ngjarjen ka reaguar dhe gazetarja Edlira Gjoni e cila ka dalë në mbrotje të Jugut dhe të vendasve që jetojnë aty, duke akuzuar klientelën e Havanës të cilët  vinë nga blloku në Tiranë dhe sjellin të gjithë llumin e shoqerisë aty.

Reagimi i gazetares:

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës.

Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin.

Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty.

E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.

Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek!

As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman.

Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë.

Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu!

Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është.

Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana.

Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shëmtuar në të gjitha elementet?

Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë!

Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty.

Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!

Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë.

As mos hajdeni më hiç!

Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë.

Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend.

Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

Pas

Baze u mor me gruan e tij, shpërthen Nishani: Mero Çorapja, këllirë… (Përplasja e plotë)

Para

Do të jetë një ceremoni madhështore, Rama dhe Thaçi të pranishëm në inaugurimin e Erdoganit

Para
Do të jetë një ceremoni madhështore, Rama dhe Thaçi të pranishëm në inaugurimin e Erdoganit

Do të jetë një ceremoni madhështore, Rama dhe Thaçi të pranishëm në inaugurimin e Erdoganit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec në 106 qendra votimi

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.