Vera ka ardhur dhe në familjen tashmë të shtuar të moderatores Jonida Shehu. Së bashku me vajzën e tyre Kristal që ende nuk ka bërë një vjeç ata janë nisur drejt detit për pushime.
Ndërkohë që një ndarje e dhimbshme ka qenë ajo me qenin, Erën që Jonida e ka lënë në një lokal kafshësh sa të kthehet nga pushimet.
Sakaq një foto që moderatorja ka publikuar nga Kristal në det shihet vajza në kurriz dhe sipas përshkrimit të të ëmës, plazhi nuk i ka pëlqyer edhe aq.
Veshja e plazhit e vogëlushes, që ngjan si një nusepashkë dhe kamerdaret që kanë marrë me vete për t’ia bërë sa më të lehtë dhe argëtues qëndrimin buzë detit, apo brenda tij.
“Ma kishin lavderuar shume plazhin po sqenka gje :)))”, shkruan Jonida, ku duket se ka marrë dhe përshtypjet e para të vajzës. (E.K/SHUPLAKA)