Ditën e dielë në 13 maj parashikohet të mbahet parada e lëvizjes LGBT. Po në këtë ditë në Bulevard parashikohet të mbahet edhe protesta e opozitës.
Që prej ditësh Kristi Pinderi i ka kërkuar opozitës që të lirojë sheshin duke hequr çadrën, ndërsa tani do të duhet që përveç çadrës të heq dhe protestuesit e shumtë që parashikohen të jenë në Tiranë.
Po në një foto të ndarë sot në rrjetet sociale, Pinderi shfaqet sipër një autobusi, a mund të jetë kjo një mënyrë që të dilet sipër protestuesve? ‘’Duke negociuar për paradën’’, shkruan Pinderi bashkëngjitur fotos.
Nuk dihet, për të mësuar më shumë do të na duhet të presim deri të dielën. (E.K/SHUPLAKA)