Festën e beqarisë së Luizit me praninë e striptisteve duket se e ka shijuar më së shumti Kristi, i cili është parë shumë i afërt me njërën prej vajzave balerina.
Banori i Big Brother ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej tyre dhe madje ka lënë edhe një takim me të kur të dalë jashtë shtëpisë.
Vajza i ka kërkuar Kristit që ti premtojë një takim jashtë, dhe aty ka ndërhyrë Lorenci, i cili është shprehur se do të kujdesej ai që dy të rinjtë të kishin takim mes tyre.
Festa e beqarisë për Luizin riktheu në shtëpi disa prej ish banorëve të Big Brother, të cilët u kujdesën që surpriza për këngëtarin të ishte vërtetë një nga më të veçantat, pa e ditur se të shtunën e pret martesa ligjore me Kiarën.
@gjithckashowbz
@gjithckashowbz