Aktivisti Erion Kristo ka shkruar sot në rrjetet sociale se “Republika e re” ishte e bukur në çadër por jo më kur doli nga çadra.
Ai ka renditur tre produkte që sipas tij dolën me daljen e opozitës nga çadra. Ai është shprehur se dalja nga çadra solli “puç” ndaj mediave provate, ministra me jetëshkrime të paqarta dhe sipas tij një avokate populli që ka qenë avokatja e ish-guvernatorit.
Postimi i Erjon Kristos:
Republika e re ishte shumë e bukur në çadër, po sapo doli nga çadra u ftoh pak dhe na dha:
1. Një avokate populli që ka qenë avokate e ish guvernatorit.
2. Disa ministra me jetëshkrime të paqarta dhe të pamerituara tek-tuk. Një shtetar i rëndësishëm më tha që ka humbur krejt kuptimi i fjales Ministër.
3. Puçin kundër mediave private që ato të detyrohen të transmetojnë reklama falas për partitë. Partite mund te bejne nje ligj tani qe te marrin dhe pica falas neper restorante.
Dhe të gjitha këto në vetëm dy tre ditë.
Mendoni në katër vjet…
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post