Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës së Donald Lu-së në lidhje me Edi Ramën. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu ka kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për deklaratën për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dy vendet ndjehen të refuzuara nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria e SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, jemi kundër bisedimeve të pakujdesshme për bashkim, që minon stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të të dy vendeve”, tha ambasadori Lu.
Por Ylli Manjani është shprehur se pas kësaj “kritike” u zgjidh kriza politike në vend. “Rama paska bërë një “Deklaratë e pakujdesshme”!Pas kësaj “kritike” u zgjidh kriza politike në vend! Vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta!”, shkruan ministri Manjani në Twitter. (J.V/Shuplaka)