01:18 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

KRITIKAT/ De Biazi: Sa herë gabojmë ju i keni gati fishekët, më pëlqejnë këto momente

11:43 | 29/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
KRITIKAT/ De Biazi: Sa herë gabojmë ju i keni gati fishekët, më pëlqejnë këto momente

Xhani De Biazi pas dy humbjeve të Kombëtares është vënë nën kritika nga ana e shumë njerëzve. Duhet thënë se imazhi se Shqipëria po luante çdo ditë e më mirë është prishur dhe miqësorja e djeshme me Bosnjen i dha shkelmin e fundit.

Vetë ai thotë se shumë persona i kanë gati fishekët, por ai është mësuar me situata të tilla dhe janë pikërisht ata që e motivojnë dhe i japin më shumë dëshirë për të vazhduar punën. Ai analizoi miqësoren me Bosnjën, duke thënë se rivali ka shumë kualitet dhe eksperiencë.

Humbja e dytë pas Italisë, a ndodhet në krizë Kombëtarja dhe si pritet të dalë?

Natyrisht me punë, nga një situatë e tillë mund të dalim duke punuar. Skuadrat e vështira na vënë pak në vështirësi, siç ndodhi edhe sot (dje) me Bosnjën. Nëse dikush fokusohet te 11-metërshi apo te gabimi individual për pësimin e golit të dytë, atëherë kjo është tjetër gjë.

Por, duhet të mbetemi te kontributi dhe te shifrat e lojës ku kemi dominuar gjatë gjithë kohës, edhe në pjesën e dytë ku kemi bërë lojën tonë. Do të përshtatemi me skuadrat e forta që kanë kualitete të mëdha në ekip, por që nuk na vënë në vështirësi, si kjo situata sot (dje).

A ndien ftohje ndaj jush me atë që ju rrethon, ku duket sikur ka një fushatë kundër për t’ju larguar. A ndiheni vetëm?

(De Biazi përgjigjet i nervozuar). Situata të tilla më bëjnë më të determinuar, më pëlqejnë më shumë momente të tilla. I kam kaluar këto momente kur kam qenë në Serinë A, me skuadra që ishin duke rënë nga kategoria dhe kemi shpëtuar. Dua t’ju them që kur shkuam në Europian ishin të gjithë të kënaqur, të gjithë protagonistë.

Kur vjen momenti për të humbur më duhet mua, i duhet trajnerit të japë shpjegime në situata të tilla, por unë jam mësuar me këtë histori, me këtë pozicion. Di të them që kam një grup të shkëlqyer, të bashkuar, perfekt, të jashtëzakonshëm për të punuar bashkë, gjithmonë japin shpirtin dhe 110% në fushë.

Por, ndodh që edhe kur japin 110% nuk mjafton dhe ndodh që të bëjmë 4 humbje rresht. Ata, të cilët deri dje kanë marrë spaletat, presin që të godasin trajnerin në çdo moment dhe i kanë gati fishekët për t’ia drejtuar atij. Një situatë e tillë mua më pëlqen, jam mësuar me të dhe jam shumë i qartë në çështje të tilla.

Si e komentoni lojën e Bosnjës dhe kush ju la përshtypje më të mirë?

Kam shumë për t’u marrë me skuadrën time dhe nuk kam shumë kohë të merrem me kundërshtarin. Megjithatë, dua të them që Bosnja është një skuadër me elementë shumë të mirë dhe me mungesat e shumta që pati sot, jo vetëm Pjaniç. Është një skuadër e konturuar mirë me një trajner të mirë, por në momente të veçanta hasi vështirësi.

Keni thënë që Hysaj duhet të pushojë, pse e aktivizuat sot 90 minuta?

Është një nga futbollistët më të mirë që kemi, është një futbollist që dëshiron të luajë gjithnjë, të jetë në fushë. Nëse është për të pushuar, atëherë duhet të pushojë në vend tjetër, por ne nuk kemi shumë mundësi. Është një lojtar me kontribut dhe potencial të madh dhe e hodha në fushë, sepse është pjesë shumë e rëndësishme e këtij formacioni.

Duke parë rreshtimin e mbrojtjes, mos ndoshta po mendoni të luani në të njëjtën në mënyrë edhe në Izrael?

Nuk e di. Më duket pa logjikë për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Ne luajtëm me Italinë dhe sigurisht që duhet të kishim marrë masa. Paguajmë shtrenjtë gabimet që bëjmë në mbrojtje. Me Izraelin luajtëm në një mënyrë të çuditshme, sepse mbetëm me 10 lojtarë dhe ajo ndeshje ishte vërtet rrjedhojë e minutave të para.

Janë dhënë 4 penallti kundër në minutat e para të 3 ndeshjeve. A na janë bërë mësim?

Nuk e di nëse kemi mësuar nga këto situata, por do ta shohim në të ardhmen dhe do ta kuptojmë që kemi mësuar apo jo. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: De Biazikritikatndeshja me italinesport
Pas

“U fut në çadër pa asnjë plan B, sikur Luli të ishte lule krahasuar me të tjerët, ultimatumi mund të hahej”

Para

“Paturpësisht e quani gomar, e kupton se çfarë po bën?!”, kushëriri i Tërmet Peçit shpërthen ndaj gazetares (MESAZHI)

Para
“Paturpësisht e quani gomar, e kupton se çfarë po bën?!”, kushëriri i Tërmet Peçit shpërthen ndaj gazetares (MESAZHI)

“Paturpësisht e quani gomar, e kupton se çfarë po bën?!”, kushëriri i Tërmet Peçit shpërthen ndaj gazetares (MESAZHI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.