Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, ka folur për kritikat që I drejtoi Sali Berisha pas rrjedhjes së votave të PD-së për Ruçin.
Ajo deklaroi se debatet e brendshme duhet të ngelin brenda grupit, duke mos pranuar të komentojë më tutje deklaratat e Berishës, por tha se ka parimet e saj.
“Askush nuk e kthen këtë cështje dmth s’duhet t’i japim një vlerësim të natyrës së gjyqit
po është një qartësim nga qendrimi i zotit Berisha të cilën as e komentoj e as e kam komentuar në asnjë rast tjetër. Vlen të thuhet që për mua debati i brendshëm duhet të mbetet i brendshëm dhe nëse do ishte vlerësuar që debati i brendshëm të jetë i hapur, le të jetë i hapur”, tha Duma, e cila shtoi se kishte komunikim normal me Berishën
(B.H/Shuplaka)