11:59 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kritikat e DASH dhe QUINT-it për mbylljen e bankave serbe në veri, Sveçla: Janë brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin!

11:02 | 17/06/2024
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kritikat e DASH dhe QUINT-it për mbylljen e bankave serbe në veri, Sveçla: Janë brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin!

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave të Departamentit amriekan të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, të cilët shprehen indinjatën me aksionet e Policisë së Kosovës, në veri të vendit.

Sveçla, në një prononcim për Ekonomia Online, i ka quajtur brenga e jo kritika, mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.

“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.

Kreu i Ministrisë së Brendshëm thotë se në atë pjesë janë duke vepruar për rikthimin e qetësisë, rendit dhe ligjit.

“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka lavdëruar organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore.

“Me përvojën e fituar me kapacitete të angazhuara mbi të gjitha me vullnetin e pashoq të secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës, cilado sfidë e ardhshme do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Policia atje është duke siguruar rend dhe ligj për të iu shërbyer qytetarëve”, ka thënë ministri Sveçla.

Kritikat e ndërkombëtarëve, erdhën pas një aksioni të Policisë së Kosovës, në veri të vendit ku u mbyllen disa filiale të bankës së Serbisë që operonte në katër komunat e asaj pjese. Sveçla këtë aksion e vlerësuar si të duhur për largimin e mekanizmave të Serbisë nga Kosova. Në këtë aksion të policisë së Kosovës, ishin konfiskuar rreth 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë (rreth 630 mijë euro), mbi 19 mijë franga e mbi 13 mijë dollarë amerikanë, si prova materiale.

Pas

Hulumtimi global: Rritet përqindja e njerëzve që po u shmangen lajmeve

Para

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës pas dorëheqjes së Gantz dhe Eisenkot

Para
Netanyahu: Izraeli do të luftojë me militantët e Hamasit edhe në Rafah

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës pas dorëheqjes së Gantz dhe Eisenkot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.