E fortë ishte fjala e kryeministrit Rama e mbajtur sot përpara ambasadorëve. Nuk munguan edhe fyerjet në të, paralajmërimet, e madje edhe fjalori nuk të ngjante aspak me atë që do të duhej të përdorej nga një kryeministër.
Po për kryetarin e departamentit të Politikës së Jashtme në PD, ajo që tha sot Rama, pra qasja e tij ndaj politikës së jashtme përrjashtuar fyerjeve është ajo çka ka propozuar PD gjatë fushatës elektorale.
Ai thotë se nuk e ka për kompleks që të përshëndesë nismën e Ramës edhe pse është kundërshtari i tij, edhe pse i kujton kryeministrit se fajtor për ambasadorët e ‘’leshtë” është ministri i jashtëm.
STATUSI I ÇOLLAKUT:
Kur rreh kalin,pse nuk ecën gomari !!!
Fjala e kryeministrit para ambasadoreve..(perjashto fyerjeve)…nje Copy Paste e analizes dhe kritikes se Programit te PD per Politiken e Jashtme.
Fatkeqesisht,jo per faj te kryeminsitrit me zgjedhjet e fundit,ky program nuk u degjua sa duhet..dhe sot Rama ka luksin te beje sikur shpik nje kritike qe prej 4 vitesh e ka bere PD,dhe e ka materializuar ne nje dokument te plote ku jepen dhe zgjidhjet.
Pavaresisht kesaj,nuk kam asnje kompleks te pershendes cdo germe te kesaj kritike edhe pse sot e ben kundershtari politik,kryeministri i vendit.
Por cfare nuk thote dhe fsheh kryeministri eshte ajo cka eshte me e renda…jo “leshtesia” e ambasadoreve ka demtuar me se shumti qasjen diplomaike te Shqiperise ,por vullneti politik ne drejtimin e Ministrise se Jashtme permes ministrit ka qene formula qe ka prodhuar ambasadoret e “leshte” perkunder personaliteteve me dinjitet e cilesi.
Kritika realiste e kryeministrit sot ndaj ambasadoreve,ngjan si dajaku ndaj kalit pse nuk ecen gomari qe i ka zene vendin.
(E.K/SHUPLAKA)