Kritikave të shumta për këngën tallava që kanë zgjedhur socialistët që ti shoqërojë në fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, Edi Rama iu përgjigj sot nga Kamza, ku u shfaq duke kërcyer me disa zonja të moshuara.
“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama.
Pas kësaj kryeministri ftoi në kërcim disa prej zonjave të pranishme, duke bërë edhe humor me to, vetëm pak ditë pasi la ambientet e spitalit ku u operua nga apandesiti.