Sheshi “Skënderbej”, i cili pritet të hapet për qytetarët e Tiranës ditën e shtunë, është shndërruar në objekt bisedash dhe kritikash pak përpara çeljes së tij.
“Si Sahara”, “Mund të zjejë kafja pa merak”, kanë qenë disa prej komenteve. Ndërsa një ditë më parë, aktori i humorit Julian Deda, e cilësoi një shëmtirë, një tepsi bosh që u ofrohet shqiptarëve që vazhdojnë të vidhen.
E pas fotove se si sheshi “Skënderbej” duket natën, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka publikuar të tjera pamje duke u përqëndruar tek gjelbërimi. Ai shprehet se krahasuar me një vit më parë kur kishte 220 pemë, sot ka 2000 pemë më shumë.
“A ka gjelbërim në sheshin Skënderbej?
Përpara një viti kishte 220 pemë, sot ka 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Eja numëroi vetë të Shtunën ora 19:30.”, shkruan Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2071″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″][ngg_images source=”galleries” container_ids=”2069″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post