Një student në Bangladesh është vrarë në konviktin e tij. Raportohet se studenti u rrah për më shumë se 4 orë para se të vdiste.
I riu Abrar Fahad kritikoi qeverinë në internet. Studentët e tjerë thanë se Abrar Fahad u mor nga dhoma e tij rreth orës lokale 20:00. Mjeku që kreu autopsinë e 21-vjeçarit tregoi për BBC se ai kishte mavijosje të rënda në trup.
Fahad studioi në Universitetin e Inxhinierisë së Dhaka në Bangladesh. Disa anëtarë të Bangladesh Chhatra League (BCL), grupi rinor që mbështet partinë në qeveri Aëami League, u arrestuan në lidhje me vdekjen e të riut.
BCL është akuzuar gjerësisht për torturimin dhe zhvatjeve e studentëve. Deri tani janë arrestuar 13 persona ndërsa 6 të tjerë të dyshuar janë në kërkim.
Zëvendës komisari i policisë së Dhaka, Munstasirul Islam konfirmoi se studenti ishte rrahur për vdekje.