Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami mësohet se nuk është i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Dje Selami në një intervistë tek Zëri i Amerikës u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve e dëmton rëndë PD-në.
Selami tha se kryeopozitari Basha ka përdorur një retorikë populiste dhe se e ka përdorur çadrën për të bojkotuar parlamentin dhe reformën në drejtësi.
“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht me një retorikë populiste e përdori për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar parlamentin në një moment të rëndësishëm që është reforma në drejtësi që është ishte e lidhur me rrugën e integrimit të vendit. Dhe kjo me një retorikë të paprecedentë që është mjaft e dëmshme për PD-në, Shqipërinë dhe çështjen shqiptare”,- tha Selami.
Qëndrime kritike ndaj liderit të PD-së kanë mbajtur edhe deputetet Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.
Bregu u shpreh dje se PD nuk duhet të bojkotonte zgjedhjet. Topalli tha se kishte kërkuar disa herë mbledhjen e grupit parlamentar për të folur lidhur me krizën politike në vend.
Sot Basha thirri një mbledhje urgjente në ora 18:30 në selinë e PD ku kërkoi pjesëmarrje të detyruar nga anëtarët.
Mësohet se në mbledhje është komunikuar përmes një video-konference me Hahn, Daul dhe Mc Allister nga Brukseli. (M.D/Shuplaka)