Petrit Vargu është mjek në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Ai shpesh ka kritikuar shtetin për gjendjen e qendrave spitlaore në vendin tonë duke treguar edhe pakënaqësitë e tij.
Por tashmë edhe ai i është rikthyer politikës. Këtë lajm mjeku na i ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook ku ndër të tjera shprehet: “Duke falemderuar të gjithë për urimet në lidhje me kandidimin tim shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më vlerësuarn. I vetëm në opozitë për 4 vite nuk ishte e lehtë. U ktheva në shtëpinë time në LSI, kënaqur dhe i habitur që kjo parti kishte marrë përmasa shumë më të mëdha nga ku e lashë”. (J.V/Shuplaka)