Në fjalimin e tij mbi të ardhmen e Europës, Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh në lidhje me emigracionin se nuk duhet t’i lëmë partneret të zhyten.
“Për sa kohë që lëmë partnerët tanë të zhyten pa i ndihmuar të mbrojnë kufijtë dhe sa kohë jemi të paaftë të realizojmë kthimin e emigrantëve pa të drejtë azili, ne do të humbasim njërëzimin”, tha Macron.
Ndërkohë Macron apeloi për rindërtimin e një Evrope sovrane, të bashkuar dhe demokratike.
“Evropa që ne dimë është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë e paefektshme,” tha ai.
“Por vetëm Europa mund të na japë aftësinë për të vepruar në botë përballë sfidave të mëdha bashkëkohore”.
Zhgënjimi në projektin evropian, shtoi ai, do të zbehet vetëm nëse liderët e saj punuan për ta bërë atë më “sovran, të bashkuar dhe demokratik”. (S.SH/Shuplaka)