Përparon si favorit Gianni De Biasi, pas zgjidhjes konsensuale të kontratës mes Sampdorias dhe trajnerit Di Francesco. Profile të ndryshme u vlerësuan, mes të cilëve spikaste edhe ai i Stefano Pioli, por që aktualisht është shumë pranë pankinës së Milan, ku pritet të zëvendësojë trajnerin Marco Giampaolo, gjithmonë e më pranë shkarkimit.