12:51 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

21:41 | 24/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian.

“Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian.

Sipas tij, nuk mund të përjashtohet mundësia e zhvendosjes nga qyteti si zgjidhje emergjente.

Irani është duke u përballur me krizë uji në më shumë se 20 prej 31 provincave që ka.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar se njëri prej rezervuarve më të mëdhenj të ujit mund të thahet plotësisht brenda 3-4 javëve.

Nivelet kanë rënë nën 10 për qind në shtatë rezervuarë në këtë shtet, dy diga në janë tharë plotësisht, si dhe 80 për qind e rezervuarve janë pothuajse krejtësisht pa ujë.

Ekspertë për klimën kanë thënë se furnizimet normale me ujë nuk do të jenë të mundshme edhe për dy muaj derisa shiu ta stabilizojë situatën.

Pezeshkian ka thënë se disa vjet të thatësisë janë arsye për krizën aktuale, por edhe politikat e kaluara qeveritare, në të cilat, sipas tij, është injoruar kjo krizë.

Zyrat qeveritare dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri të shtunën, si pasojë e krizës.

Shumë fabrika janë mbyllur, gjithashtu.

Kritikët akuzojnë Qeverinë qendrore dhe administratat e provincave për keqmenaxhim.

Shumë banorë të Teheranit tashmë janë larguar nga kryeqyteti drejt provincave veriore në Detik Kaspik, të cilat nuk kanë probleme me furnizime./REL

Pas

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Para

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Para
​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

 



Të Fundit

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.