I ftuar në studion e Fax News pasditen e kësaj të diele, për të folur në lidhje me krizën politike, ngërçin e krijuar President-qeveri dhe zgjedhjet e 30 Qershorit, ka qenë avokati i njohur Altin Goxhaj.
Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, Goxhaj ka shpjeguar se situata është e tillë ku Presidenti as nuk i shtyn dhe as nuk bën dot zgjedhje, por që jemi të përfshirë në një ngërç politik.
Duke ritheksuar se mazhoranca e ka të pamundur shkarkimin e presidentit pasi një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, e cila është jo funksionale për momentin, sipas Goxhajt, ngërçi politik i krijuar në vend ka parametrat e një grushti shteti. Kjo për vetë faktin se nuk po zbatohet dekreti, si dhe si KQZ dhe qeveria vijojnë sipas ideve të veta duke e futur vendin në një krizë institucionale.
I pyetur nëse është e mundur një shpërndarje e Parlamentit nga Presidenti, avokati Goxhaj shprehet se nuk e beson se një gjë e tillë mund të ndodh, ndërsa sqaron se veprimet e fundit të Metës kanë hapur një kuti Pandore që po thithë në brendësi të saj gjithë Rilindjen.
Sipas Goxhajt edhe nëse mbahen zgjedhjet Edi Rama është i humbur. Ai po ashtu bën me dije se lufta Rama-Meta është një lojë socialistësh e zhvilluar prej kohësh tashmë, që me ardhjen e Ramës në politik si Ministër Kulture, lojë në të cilën Meta e ka treguar qartë, sipas tij, se ka fituar herë pas here.
Referuar protestës së 21 Qershorit, Goxhqj shprehet se gjithçka është në dorë të protestuesve të opozitës dhe sidomos kryedeokratit Basha për të bërë show politik, duke shtuar se një lëvizje e tillë do t’i shtynte ujrat në favor të Edi Ramës.
Intervista e plotë:
Para dy javësh thamë që Meta do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, askush nuk e besonte një gjë të tillë në atë moment, por ndodhi. Para dy ditësh Meta iu drejtua KQZ-së dhe kërkoi listën e deputetëve, pra sa mungojnë sepse ky Parlament me 122 deputet nuk është sipas standarteve që kërkon kushtetuta me 140 deputet. Një parlament me 122 deputet nuk plotëson formën e tij Kushtetuese, që do të thotë që Meta hapur qartë ka nxjerrë asin që kishte nën mëngë, zgjedhje të parakohshme.
Do të kemi shpërndarje të Parlamentit?
Unë e kam deklaruar që dekreti i Metës as nuk shtynë zgjedhjet dot, as nuk bën dot zgjedhje të parakohshme. Dekreti i presidentit krijon krizën për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe për të bërë zgjedhje të parakohëshme. Sepse ne kemi të bëjmë me një grusht shteti. Pra Meta nuk ka ushtri, nuk ka tankse për t’i çuar ato dekrete drejt realizimit, sepse këta nuk duan t’i zbatojnë. Aq ka fuqi Presidenti, të nxjerrë vetëm dekretin
KQZ nuk e ka pranuar këtë. Ata zgjedhin të mos e pranojnë sepse janë pjesë e një grushti shteti dhe kjo krijonë krizë institucionale. Kjo do të thotë se zgjedhjet nuk shtyhen nga dekreti i presidentit, por nga kriza institucionale e krijuar. Pyetjes së madhe se a do të ketë zgjedhje në 30 qershor, unë nuk e besoj. Nuk e besoj se do të ketë zgjedhje. Por a do të ketë votime? Unë shpresojë që Rama të shkoj drejt marris së tij, sepse do të jenë zgjedhjet më skandaloze të dëgjuara nonjëherë, ku KQZ-ja në kundërshtim me dekretin e Presidentit vazhdon rrugën e saj të paligjshmërisë, po ashtu edhe qeveria vazhdon rrugën e paligjshmërisë së vetë dhe se për mua do të ishte më mirë që Rama ta conte drejt marrisë së vetë vendin, duke shkuar kështu drejt një vrime të zezë që do të vij zituata dhe nuk do të thith më popull por ata që e krijuan një gjë të tillë Rilindjen. Meta ka hapur kutinë e pandorës dhe po thith gjithë Rilindjen. A do të ishin mirë zgjedhjet më 30 qershor? Unë mendoj që po, sepse jemi të gjithë të interesuar që Rama ta konsumojë grushtin e shtetit deri në fund. Nëse pyesim për qëndrimin e opozitës dhe popullit se çfarë duhet të bëjnë? Ndonjëherë është më mirë ta lëmë popullin ta çojë marrinë e tij deri në fund.
Mirëpo, kush do shkojë të votojë në datë 30?
Unë kam bërë një parashikim prej rreth 300 mijë njerëz, jo më shumë nga kaq. E përkthyer ndryshe 50 vota për çdo kuti. Kështu që çfarë zgjedhjesh i bie të jenë këto? Unë mendoj që socialistët këtë herë do ta bojkotojnë Ramën. Këto janë parashikime që koha do të na i vërtetojë. Koncepti është që zgjedhje me 300 mijë njerëz tregon që ky pushtet ka marrë fund, nuk është më pushtet i maxhorancës, por i minorancës. Kështu që unë do doja që Rama të shkonte drejt 30 qershorit të bëjë atë që kërkon të bëjë sepse kjo po merr në qafë edhe Erion Velin. Nuk është e rëndësishme çfarë ndodh me Ramën. Unë e kam thënë që në janar që Rama ikën, gjithë problemi i vetëm është pasardhësi i tij Erion Veliaj. Lëvizja e Metës një javë më parë i këputi në mes Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn. Këtë e tregojë edhe me deklaratën që dha: E kam njoftuar Bashën 10 minuta më përpara vendimit që mora.
Pse do ta bënte një gjë të tillë Meta?
Për të penguar sabotimin e planit të tij nga Basha. Basha kështu vepron, sa herë që i madhi është në rrezik i jep dorën.
Ky Parlament e shkarkon dot Presidentin Meta?
Ky Parlament nuk ka shansin më të vogël ta bëjë një gjë të tillë. Mund të ngrejë komisione, të mbledh firma por nuk ka shancin më të vogël të rrëzojë Metën, sepse atë e ka në dorë vetëm Gjykata Kushtetuese. Dhe Gjykatë Kushtetuese jo vetëm që s’ka, por që s’ka shance të bëhet sepse janë 9 veta që 3 i ka Parlamenti, 3 i ka Gjykata e Lartë dhe 3 i ka Presidenti. Pra prap duhet Presidenti, çka do të thotë që ky president nuk ka shance të rrëzohet. Çka do të thotë që ky President i ka prap kartat për të bërë zgjedhje të parakohshmë sepse është neni 2 pika gj që thotë presidenti cakton datën e zgjedhjeve dhe kjo rrëzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Kjo do të thotë që Meta e shpërndan Parlamentin, por Parlamenti nuk e nxjerrë dot nga zyra Ilir Metën. Kjo është një lojë socialistësh ku Edi Rama asnjëherë nuk ka mundur të mund dot Ilir Metën, që nga koha që Rama ka ardhur në pushtet duke u bërë Ministër Kulture. S’ka shancin Rama ta mund Metën dhe se Meta është më i favorizuar.
Çfarë mund të thuash për takimin e fshehtë midis Bashës dhe Ramës, në mars ose prill?
Po, në fakt kjo është përcaktimi i saktë i mënyrës demostrative se si largohej Edi Rama vetëm fare nga aeroporti i Rinasit. Dhe po atë ditë që Rama ishte në Paris, ishte edhe Alex Sorosi në Paris. Ishte edhe Lulzim Basha dhe kishte qenë me Gjergji Bogdanin, krahun e djathtë të tij që bën takimin me Sorosin. Në momentin që ata u takuan në Paris ndryshojë komplet skema politike. Mirëpo, vendimi i Metës pak ditë më parë ua hodhi poshtë kërë skemë. Skema fliste për një shtyrje të zgjedhjeve lokale, do të bëheshin pjesërisht këtu në Tiranë, por që më pas shtatori Veliajn e gëdhinte kryeministër. Ndërsa zgjedhjet Parlamentare do të shtyheshin nga Erion Veliaj për në 2020. Veliaj ka qenë i planifikuar me kohë që të bëhej zëvendësuesi i Ramës dhe se Edi Rama do të bënte një ikje të but nga pushteti. Kjo do të konsiderohej si në fitore e Lul Bashës dhe gjith grupit të Sorosit brenda PD-së që e nxorri Ramën nga politika. Kjo pra ishte një skenari i planifikuar kohë më parë. Nuk ka gjë më problematike se mitingu i 21 qershorit. Nëse ky miting do të jetë i dhunshëm do të çojë ujrat në drejtim të Edi Ramës sërish.
Pra nëse edhe këtë 21 Qershor ka ndonjë spektakël të madh dhune ashtu sikurse më herët, atëherë kno do t’i çojë gjërat në favor të Ramës.
Nuk ka gjë më të bukur sesa të shohësh shoën skenografik të Edi Ramës, qindra skafandra policie që e shoqërojnë nga mbrapa. Kjo ka imazhin perfekt të grushtit të shtetit.
Por pse bëhet kjo vetëm në rrethe dhe jo në Tiranë?
Sepse kjo tregon pikërisht gjithë falcitetin e fushatës që po bëhet në Tiranë. Koncepti është që këtu në Tiranë po luhet shumë pisët nga Lulzim Basha dhe gjithë grupi i tij brenda PD-së. Takimet e Veliajt me njerëzit janë një shoë mediatik, janë një shoë që nuk pengohet as nga PD-ja . Kemi 3 vjet e gjysëm ne që nuk e bejme një gjë të tillë. Por Erjon Veliaj nuk fiton në Tiranë sepse ka aq pak vota dhe se kjo ishte arsyeja se pse u bë keq pas vendimit të Metës. Pse u be keq Rama dhe Veliaj kur mund të kishte qenë edhe më mirë të tyre pasi që mandati i tyre ju zgjatej deri në shtator? Pikërisht prej këtyre planeve, sepse Veliaj e di që në Tiranë nuk fiton kurrë.
Përse në Shqipëri nuk procedohet edhe me referendum, qoftë edhe në situatën ku ne ndodhemi?
Sepse legjislacioni shqiptar është një legjislacion i gatuar që shqiptarët të mos kënë asnjë element të demokracisë. Sistemi zgjedhor është gatuar në mënyrë të tillë për ta penguar një gjë të tillë.
Mënyra e vetme që mund të zgjidhet ky problem është sistemi mazhoritar i korrektuar propocionalisht me balotazh, ku vota për kandidatin vlen edhe si votë për partinë, sepse kështu shmanget Dushku i famshëm.
Që do të thotë që ekziston që model, një sistem në Shqipëri që i heq pushtetin kryetarit nga deputeti.
Me veprimet që bën Lulzim Basha, shqiptarëve iu është fiksuar sikur zgjedhjet i fiton gjithmon Rama. Jo nuk ka shance që të ndodh kështu. Kam që nga ’90-shi që merrem me politik dhe po jua them: është një mit i rrem sikur Rilindja fiton. Erjon Veliaj është figura më e papranueshme e këtij vendi
Le ç’shprehen keta se Veliaj punon. Ai është një mit i ndërmarr nga Lulzim Basha për të ngritur figurën e Veliajt. Ndërkohë Erjon Veliaj në çdo sondazh jo vetëm që është i humbur, por është i neveritshëm.
Së pari, unë do doja t’i bëja opozitës thirrje, nëse do të kemi spektakël dhune siç kanë bërë kjo do të favorizojë Edi Ramën.
Së dyti, modeli modeli që duhet të propozojë opozita është zgjedhje të parakohëshme me Ramën dhe pa Ramën sepse ky pushtet ka rënë, nuk është më siç ka qenë. Njerzit sot dhe socialistët shkojnë me dhunë në mitingje. Çka do të thotë se ky pushtet ka rënë, ka rënë me vakt. Kështu që duhet të kërkohen urgjentisht zgjedhje me Ramën dhe pa Ramën. Ilir Meta është i vetmi socialist i mbetur, i cili i hodhi në erë nga brenda të gjithë këta me skemat e tyre.
Dhe së treti, do të thoja se nuk mund të bësh reforma zgjedhore me kaq urgjencë, nuk bëhet një gjë e tillë, por Shqipëria e ka shumë të nevojshme gjetjen e një alternative. Ne kemi bërë diçka të qartë: Opozita nuk duhet ti kërkojë popullit votë për të vajtur në pushtet për 4 vite. Opozita duhet ti kërkojë popullit votë për ta mbajtur 6 muaj qeveri teknike.
Kjo do të thotë që nuk duhet të këkojnë të sjellin në pushtet në person politik, Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, por të bëjnë zgjedhje për të sjell në pushtet një qeveri teknike 6 mujore që do të ndërroj Kushtetutën, do të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe do të ndërrojë modelin zgjedhor të Shqipërisë. Do të ndryshojë fuqinë e asaj që quhet fuqia e administratës zgjedhore mbi popullin për të garantuar vota të lira dhe të ndershme dhe një qeveri teknike pa Edi Ramën, pa Lulzim Bashën, pa Monika Kryemadhin, pa Erion Veliajn do të marri votat e të gjithë shqiptarëve për të ndërtuar një sistem të ri zgjedhor.
(B.L/FAXWEB.AL)