Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës. Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në Izrael.
Ai i kërkoi qeverisë izraelite që t’u lejojë urgjentisht OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave humanitare. OKB-ja paralajmëroi të martën (27.07.) për shtimin e urisë në brezin bregdetar të Mesdheut.
Hamasi nuk duhet të ketë më ndikim
Jo njohjes së shtetit palestinez për momentin
Lidhur me diskutimin ndërkombëtar rreth një njohjeje të mundshme të shtetit palestinez, Wadephul deklaroi se Gjermania aktualisht nuk ka plane të tilla. Nga perspektiva gjermane një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt bashkëjetesës paqësore. Por: “Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë në fund të procesit.”
Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë shtuar ditët e fundit presionin ndaj Izraelit dhe kanë deklaruar se duan të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Edhe Portugalia po e shqyrton këtë çështje.
Pas takimeve në Tel Aviv Wadephul me homologun e tij izraelit Gideon Saar, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, Wadephul do të takohet sot (01.08.) me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Jerusalem dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah.