03:40 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kriza në mazhorancë, Dritan Hila: Idrizi nuk djeg jorganin për një plesht

23:16 | 11/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza në mazhorancë, Dritan Hila: Idrizi nuk djeg jorganin për një plesht

Pas votimeve në parlament për anëtarët e komisionit ad –hoc të Vettingut, analisti Dritan Hila deklaron se me përjashtimin e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizit nga ky komision, mund të përçahet koalicioni qeveritar.

“Të gjithë prisnim që do të ndodhte një nga skenarët që ishte menduar ose Meta do të tërhiqte Ministrat e tij nga qeveria ose do të ishte qasja tjetër që do të ndërmerrte një veprim më ekstrem, por ndodhi ajo që ishte thënë. Mendohej që mund të përshkallëzohej situata në mbledhje të Kuvendit dhe mund të kalohej në votëbesim për të matur sesa numra ka njëri dhe sa numra ka tjetri. Nuk u vërtetua asnjë nga kjo. U vërtetua ajo që pritej, komisioni i vettingut. E vetmja risi është hatërmbetja e PDIU, zotit Idrizi që pretendonte të kishte një anëtar në këtë komision. Kjo është fara edhe e një krize të re brenda mazhorancës. Ai hyn tek skema e zotit Rama për të mbajtur qeverinë në rast të një veprimi ekstrem të LSI për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Idrizi është pozicionuar dhe ka thënë se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje pa opozitën. Edhe në këtë rast mendoj që është një lloj qasje e tij për të treguar se është i pakënaqur me këtë qeveri. Por ai është politikan i vjetër dhe nuk mund të djegë për një plesht jorganin. Vendimi se çfarë pozicioni do të mbajnë në të ardhmen do të ketë gjithmonë lidhje me konjekturën e përgjithshme politike dhe jo vetëm me faktin që nuk ju dha një anëtar në Komisionin e vettingut.”, shprehet Hila.

Në seancën e sotme plenare, Shpëtim Idrizi nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komision ad hoc për vettingun. Deputetët e Kuvendit, pa opozitën, miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama. Mirëpo kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së Mesila Doda, është shprehur mjaft e pakënaqur me këtë votim, sidomos prej faktit që opozita nuk ishte pjesë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dritan Hila
Pas

Gjesti i veçantë i tifozëve të Monakos për skuadrën rivale që u godit nga shpërthimet (VIDEO)

Para

Dalja e dhëmbëve të parë, çfarë kujdesi duhet të tregojë nëna për foshnjën

Para
Dalja e dhëmbëve të parë, çfarë kujdesi duhet të tregojë nëna për foshnjën

Dalja e dhëmbëve të parë, çfarë kujdesi duhet të tregojë nëna për foshnjën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.