Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ishte e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” për të folur në lidhje me emisionin e ri që pritet të fillojë nesër në Fax News.
Ajo tha se emisioni do të transmetohet çdo të martë nga ora 16.00-17.00 dhe do të ketë në fokus ekonominë.
Autorja dhe prezantuesja e emisionit që do startojë nesër tha se emisioni nuk do flasë për ekonomistët dhe tatimorët por për një publik të gjerë dhe të zakonshëm.
EkoFax ngre siparin me të ftuar të parë Ministren e Financave Anila Denaj për të folur mbi situatën ekonomike që po kalon vendi edhe si pasojë e pandemisë globale.
E pyetur nga moderatori i emisionit se ku do ndryshojë ky emisonin nga emisionet e ngjashme gazetarja tha se do ketë në fokus realitetin ekonomik dhe mbrojtjen e konsumatorit.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/224699441951116/?t=0