Frans Timmermans, Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, ka thënë se është koha për të dialoguer në respektim të kushtetutës spanjolle për të zgjidhur krizën e rëndë politike në Katalonjë.
“Ka ardhur koha për të dialoguar, për të folur, për të gjetur rrugëdalje nga ngërçi dhe për të punuar konform urdhrit kushtetues spanjoll”, theksoi Timmermans, gjatë një debati urgjent para deputetëve evropianë të mbledhur në seancë plenare në Strasburg.
“Është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje të përbashkët për të shkuar përpara në Spanjë”, shtoi ai.
Në deklaratën e tij, numri dy i ekzekutivit evropian u shpreh në mbështetje të shtetit të së drejtës duke dhënë mbështetje për qeverinë e Madridit.
“Detyra për të respektuar dhe mbrojtur shtetin e së drejtës mund të kërkojë ndonjëherë një përdorim proporcional të forcës”, nënvizoi ai.
Kujtojmë që organizatorët e referendumit kanë paralajmëruar këto ditë shpalljen e pavarësisë. Ata thanë se ishin të përgatitur për ta bërë një gjë të tillë edhe nëse pushteti Madridi përgjigjej me dhunë. (B.H/Shuplaka)