Presidenti turk, Tayyip Erdogan, i ka ofruar mbështetjen presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro pasi udhëheqësi i opozitës u shpall president i përkohshëm dhe fitoi mbështetjen e Uashingtonit dhe vendeve të ndryshme të Amerikës Latine.
Socialisti Maduro e përshkroi masën e Juan Guaido si një përpjekje për grusht shteti p[avarësisht se ai mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe qeveritë e Amerikës Latine.
Turqia u bashkua me Rusinë dhe disa vende të tjera që dolën në mbështetje të Maduros. Kjo bëhet e ditur përmes një postimi në Twitter nga zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin i cili shkruan se Erdogan e mbështet Maduron.
“Vëllai im Maduro, qëndro i fortë, qëndrojmë pranë jush!” Citon zëdhënësi presidencial fjalët e Erdogan. “Nën udhëheqjen e presidentit Tayyip Erdogan, Turqia do të mbajë qëndrimin e saj parimor kundër të gjitha përpjekjeve të grushtit të shtetit. Ne jemi Maduro,” – shton midis të tjerave Kalin.
Lidhjet ekonomike dhe politike midis Ankarasë dhe Karakasit janë forcuar, me Erdoganin duke kritikuar sanksionet kundër Venezuelës gjatë një vizite atje muajin e kaluar, pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose Presidentin Donald Trump.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Amerikës Latine kanë ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të Venezuelës.
“Ka një president të zgjedhur dhe në anën tjetër kreu i kongresit deklaron veten si president de facto, disa vende e kanë njohur këtë. Kjo mund të shkaktojë kaos “, tha Cavusoglu për kanalin e lajmeve A Haber.
(F.GJ/FAXWEB.AL)