23:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kriza nisi”, firma e njohur shkarkon dhjetra punonjës: Nuk janë paguar as detyrimet e fundit mujore

19:05 | 06/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kriza nisi”, firma e njohur shkarkon dhjetra punonjës: Nuk janë paguar as detyrimet e fundit mujore

Firma e Call-Center-ave ‘Teleperformanca’ mësohet se ka lënë pa punë dhjetra persona kryesisht të rinjë në kulmin e krizës së pandemisë dhe masave që janë marrë ndaj saj, ndërkohë që qeveria kishte deklaruar se asnjë person në marrëdhënie pune të rregullt nuk do të lihej pa pagën minimale.

Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata Solidariteti e cila shkruan se sot dhjetra punëtorë të kompanisë ‘Teleperformance’ u njoftuan nga kjo e fundit për ndërprerje të kontratës deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në lajmërimin e bërë, Sindikata Solidariteti shprehet se asnjë shpjegim nuk u është dhënë punonjësve ndërsa u është dërguar vetëm një letër se do i njoftonin kur kriza të ketë përfunduar.

“Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, kjo kompani nuk i ka paguar ditët të cilat janë detyruar dhjetra punëtorë nga kjo e fundit të futen në karantinim si pasojë e frikës së përhapjes së virusit pas identifikimit të rastit të parë të njërit prej kolegëve të tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës teksa pohon se edhe kryetari i kësaj të fundit është pushuar.

Reagimi i plotë:

TELEPERFORMANCA LË PA PUNË DHJETRA PUNËTORË

Kriza e krijuar nga pandemia filloi të prekë punëtorët e call center-it. Sot, dhjetra punëtorë të kompanisë Teleperformance u njoftuan nga kjo e fundit për ndërprerje të kontratës deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Atyre nuk iu dha asnjë shpjegim i mëtejshëm, pa lëre më një zgjidhje për hallin e tyre. Kompania u mjaftua me një copë letër që thotë se do ju njoftojmë kur kriza të kalojë dhe dy fjalë që nënkuptojnë theqafjen për këdo që nuk është i kënaqur me të ngelurit i papunë në mes të fatkeqësisë.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, kjo kompani nuk i ka paguar ditët të cilat janë detyruar dhjetra punëtorë nga kjo e fundit të futen në karantinim si pasojë e frikës së përhapjes së virusit pas identifikimit të rastit të parë të njërit prej kolegëve të tyre.

Një veprim i tillë nuk është vetëm shkelje e parimeve të të drejtave të punës, por krim dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Mes të pushuarve nga puna është edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, rast i cili përbën shkelje më vete të Kodit të Punës, respektivisht Nenit 181, Pikave 4 dhe 5.

Punëtorët nuk duhet të paguajnë barrën financiare të kompanisë si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme. Inspektorati i Punës duhet të marrë masat e nevojshme që punëtorët të mos mbeten në mëshirë të fatit dhe ditët e karantinimit të detyruar të paguhen plotësisht.

Kriza nisi, sindikata do të jetë domosdoshmëri për muajt në vazhdim dhe më tej!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

I mjaftoi vetëm një rast pozitiv me Covid-19, vendimi drastik i bashkisë në Shqipëri, karantinon e gjithë qytetin

Para

E karantinuar prej ditësh, këngëtarja shqiptare nuk “njihet” me look-un e ri

Para
E karantinuar prej ditësh, këngëtarja shqiptare nuk “njihet” me look-un e ri

E karantinuar prej ditësh, këngëtarja shqiptare nuk "njihet" me look-un e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.