Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, nuk e përkrah kandidaturën e Ilir Metës për President të Republikës së Shqipërisë. Përmes një reagimi të këtij mëngjesi, ai shprehet se kriza po hyn në krizë.
Ben Blushi nuk e përkrah këtë kandidaturë pasi Meta nuk u bë President nga shpresa, por nga frika, ai nuk është president i popullit, por i Rilindjes.
Reagimi i Ben Blushit:
NUK VOTOJ ILIR METËN
Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës,për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet,ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa.Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit.Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes.E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen.
(XH.A/SHUPLAKA)
