Arian Çani nuk i ka kursyer mendimet e tij për krizën aktuale politike në vend , ku duhet të theskojmë që ndodhemi në krizë. Opozita vazhdon bojkotin e Parlamentit dhe kërcënon me mos përfshirjen në zgjedhje, ndëra Rama insiston në zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor.
“Mendon se deri në këtë moment palët janë në tavolinë dhe po luajnë poker. Jemi në momentin që palët luajnë bllofin. Jam dakord me kauzën e opozitës, por mesa duket këtu dy çështjet e ngritura nga ajo nuk janë bërë akoma të forta. Nëse do ishin të forta populli tani do ishte në çadër.Megjithatë, nëse do isha Rama, nuk do ikja, ashtu siç po vepron edhe ai. Do largohesha vetëm nëse më rrëzon Meta në parlament. Nëse Rama nuk rrëzohet në Parlament nuk ka asnjë detyrim të iki nga posti i tij. Por nga ana tjetër i jap edhe Bashës të drejtën që të mos hyjë në zgjedhje”, u shpreh Çani. (J.V/Shuplaka)