Kreu i Partisë Demnokratike Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në selinë blu me aleatët.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur nga Basha janë të pranishëm kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nënkryetari Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangje Dule, Dashamir Shehi.
Ndërkohë që mësohet se Basha dhe aleatët ka zhvilluar një takim edhe me ekspertin amerikan David Philips.
David Philips është një aktivist i të drejtave të njeriut ka pirë një kafe me kryetarin e PD-së dhe aleatet e opozitës, ku kanë diskutuar për situatën politike.
Bëhet e ditur se takimi mes tyre nuk ka lidhje me negociatat për krizën politike.