Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të takuar palët politike në Bjellorusi për sa i përket konflikti të zhvilluar javët e fundit.
Në deklaratën e bërë publike nga sekretari Pompeo thuhet se SHBA i kërkon Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara.
Edhe SHBA deklaron se nuk i njeh zgjedhjet në Bjellorusi duke thënë se ka pasur parregullsi dhe abuzime më të drejtat e njeriut rreth zgjedhjeve.
“Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar.” thuhet në deklaratën e Mike Pompeos.
Discussion about this post